Menu

Mitrovica vazhdon traditën e rokut

Me datën 14 dhe 15  Shtator 2012, në Mitrovicë për herë të dytë organizohet festivali i muzikës “GREEN”. Përveç argëtimit, festivali synon të ngrisë vetëdijen dhe të sensibilizojë opinionin Kosovar për përkujdesje dhe vëmendje më të madhe ndaj mjedisit. Përveç emrave të njohur nga skena e rokut, festivali u jep rast edhe artistëve të rinj që po ecin drejtë zhvillimit të karierës së tyre muzikore.

Artistët që do performojnë në “GREEN II“ janë: 

  •  Jericho
  • Zig Zag Orchestra
  • Gipsy Groove
  • Vjosa Selmani
  • BiCalko
  • Eho
  • Green Hypnoses
  • Offchestra
  • Emir Zanzi
  • The Freelancers
  • Dj Doroci
  • Dj Wiggi

“GREEN” organizohet nga asociacioni kulturor “7arte” dhe mbështet nga DKRS-KK Mitrovicë , International Business College Mitrovica, Community Building Mitrovica si dhe partnerë tjerë lokal.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP