Menu

Festohet 17 vjetori i 7 Arte

Organizata Kulturore “7 Arte” ka organizuar një ceremoni të veçantë për të festuar përvjetorin e 17-të të themelimit të saj. Në këtë ngjarje të rëndësishme, pas prezantimit të të arriturave ndër vite, u mbajtën fjalime falenderuese nga Znj.Valdete Idrizi,drejtore nga DKRS, si dhe nga artistja Rona Nishliu të cilat vlerësuan lart punën e të arriturat e 7Arte në promovimin dhe zhvillimin e jetës kulturore në komunën e Mitrovicës.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Mitrovicë Znj. Valdete Idrizi, në fjalën e saj të rastit vlerësoi lartë kontributin dhe punën e organizatës 7 Arte për promovimin dhe zhvillimin e jetës kulturore në Komunën e Mitrovicës dhe mbajtjen gjallë të shpresës tek të rinjtë.

Ndërsa, artistja e mirënjohur Rona Nishliu në fjalimin e saj falenderoi organizatën për punën dhe kontributin, duke rikujtuar me nostalgji fillet e para të bashkëpunimit që nga edicionet e para të Green Festival e deri te përmbyllja e edicionit të fundit të festivalit me aktivitetin e 140-të me performancën e saj me New Big Band vitin e kaluar.

Drejtori Ekzekutiv i organizatës, z. Lulzim Hoti, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi se ky përvjetor shënon një moment të veçantë për të falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar ndër vite drejt arritjes së këtu ku jemi. “Në këtë ditë të veçantë, dëshiroj të shprehë mirënjohjen time për të gjithë ata qe kane punuar si staf, si profesionist, si vullnetare, qe me punen e tyre kanë kontribuar në rritjen dhe suksesin e organizatës sonë. Me këtë rast, do të doja të falenderoj edhe të gjithë personalitetet e shquara të kulturës që janë të pranishme në këtë ceremoni, si dhe partnerët dhe miqtë tanë, të cilët kanë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështesin organizatën tonë” theksoi Hoti.

Gjatë ceremonisë, të pranishmit u ndalën për një koktej rasti si dhe shijuan performancën artistike të bendit muzikor “EFF Sparks”.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP