Menu

7Arte anëtarësohet në rrjetin prestigjioz ELIA

7Arte është krenare të ju njoftoj se përmes programit të saj, “7Arte Academy”, është bërë anëtare e asociuar e rrjetit të Ligës Evropiane të Instituteve të Arteve (ELIA).

Si anëtare e asociuar e ELIA, 7Arte i bashkohet këtij rrjeti me mbi 280 anëtarë në 52 vende, të cilat përfaqësojnë disiplina të ndryshme të artit. ELIA, një rrjet evropian i lidhur globalisht, shërben si një platformë dinamike për shkëmbim dhe zhvillim në arsimin e lartë të arteve.

Ky partneritet pasqyron përkushtimin e 7Arte në arritjen e objektivave të saj strategjike, duke përfshirë fuqizimin e rinisë së Mitrovicës, promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe avokimin për trashëgiminë kulturore dhe artistike.

Duke pasur për bazë se 7Arte është anëtare e Koalicionit të Organizatave për Edukim Jo-formal në Kosovë, kjo është edhe një mundësi më shumë për shtrirjen e bashkëpunimeve, shkëmbimeve dhe zhvillimit të përbashkët edhe në shkallën ndërkombëtare.

Arritja e bashkëpunimit ndërmjet 7Arte Academy dhe ELIA është rezultat i mbështetjes institucionale nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Programi EJA e menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), si dhe partneritetit me organizatat kulturore në nivel vendi.

Për më shumë info klikoni në vegëzën më poshtë:
https://elia-artschools.org/news/661484/ELIA-Is-Delighted-to-Announce-Our-Latest-Member-7Arte.htm?fbclid=IwAR2_kokZ9bosjUMCCcOqS9wGOLqVhym2cKoXLV0MSN0PPeLxZwwXLQUc5Ak

Share this Post!

About the Author : luli


Related post

  TOP