Menu

Nëse doni ta ktheni dashurinë tuaj për artin në karrierë, atëherë ky kurs është fillim i duhur për ju.

Pse duhet ta ndjekësh këtë kurs?

  • Video Editimi renditet si një prej profesioneve më të kërkuara në tregun global e vendor
  • Mund të praktikohet në industri të llojllojshme dhe teknika të ndryshme;
  • Derisa punon, njëkohësisht edhe argëtohesh 
  • Mundësi punësimi dhe punë praktike 

Ligjërues: Kushtrim Hoti

Kushtrim Hoti është ligjërues i kursit të Video Editimit i cili ka një përvojë prej 17 vitesh në editim dhe mbi 8 vjet përvojë në trajnimin e të rinjve në këtë fushë. Ai shquhet për aftësitë e tij në softuerët si: Avid Express Pro, Adobe Premiere, Final Cut Pro, dhe After Effects. Pasioni i tij për krijimtarinë vizuale shfaqet në një portofolio të pasur me projekte të suksesshme. Gjithashtu, Kushtrimi angazhohet në fotografi, duke shtuar një dimension shtesë në shprehjen artistike.
Me përkushtimin e tij ndaj zhvillimit të talenteve të reja, ai do ofroj përvojë të pasur mësimore për studentët e Akademisë 7Arte në editimin e videove.

Orari:
50 orë / 2 ditë në javë * nga 3h në ditë / 8 javë.

Kursi fillon në muajin shkurt 2024.

Lokacioni: Rruga “Hasan Prishtina” (mbrapa “Museum Pub”)

Pagesa: 150€

Vegëza për aplikim: https://shorturl.at/mqwMV

Për më shumë info:
Email: [email protected]

Nr i tel: +38349806462

  TOP