Menu

Publikohet hulumtimi “Rritja e qëndrueshmërisë urbane përmes kopshteve urbane dhe kulmeve të gjelbra në qytetin e Mitrovicës”

7Arte publikon hulumtimin “Rritja e qëndrueshmërisë urbane përmes kopshteve urbane dhe kulmeve të gjelbra në qytetin e Mitrovicës”.

Ky hulumtim është punuar nga PhD Cand. Fjollë Caka, në kuadër të projektit “Harmonia në dizajn: Nxitja e komuniteteve gjithëpërfshirëse dhe miqësore me mjedisin përmes arkitekturës së qëndrueshme”.

Ky hulumtim shtjellon kopshtet urbane dhe kulmet e gjelbra si pjesë e hapësirave të gjelbra në qytete që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe më miqësor ndaj mjedisit, e njëkohësisht edhe në krijimin e komuniteteve gjithëpërfshirëse. Si i tillë, analizon praktikat aktuale të aplikimit të kopshteve urbane në Kosovë, me fokus të veçantë në qytetin e Mitrovicës.

Bazuar në të gjeturat dhe në praktikat e shembujt e mirë të aplikuar ndërkombëtarisht, hulumtimi do të rekomandoj hapat e radhës që do të kontribuonin në krijimin e suksesshëm të hapësirave të gjelbra shtesë (kopshte urbane apo kulme të gjelbra) në qytet përmes angazhimit të komuniteteve në krijimin dhe kujdesin ndaj tyre.

Ky hulumtim është mbështetur nga Kosovo Foundation for Open Society (KFOS).

Për më tepër ju ftojmë të lexoni hulumtimin me poshtë.

Share this Post!

About the Author : luli


Related post

  TOP