Menu

Përurohet murali “Shtojzovalle” në Mitrovicë

Në kuadër të Green Fest 10 e nën sloganin “The past, the present, the change” si thirrje për të zbutur pabarazitë në shoqërinë tonë, është trajtuar edhe pabarazia gjinore. Andaj, me qëllim të shtimit të prezencës së gruas në artet vizuele me fokus në hapësirat publike, Green Fest e ZaNA vijnë me muralin ‘”Shtojzovalle”.

Ky mural është iniciuar nga Fondacioni Dhemetra, në kuadër të Festivalit të Letërsisë “ZaNa” dhe ka gjetur mbështetjen e Green Fest 10. Murali i titulluar “Shtojzovalle” ka për autor, artistin artistin mitrovicas Sabri Behramaj.

Green Fest 10 është mbështetur financiarisht nga: Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë- SDC, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe sponzori kryesor: Raiffeisen Bank Kosova

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP