Menu

THIRRJE PËR VEND PUNE

Pozita: Zyrtar për Financa dhe Administratë 

Lokacioni: Mitrovicë

Lloji i Kontratës: Me orar të plotë

Kohëzgjatja: 8 muaj (me mundësi vazhdimi)

7Arte është organizatë jo-qeveritare e kulturore e cila mbështetë artistët e rinj si dhe promovon e zhvillon kulturë të përbashkët Evropiane. 7Arte synon që përmes artit dhe kulturës, si forca shtytëse, të krijojë një regjion gjithpërfshirës, paqësorë dhe të qëndrueshëm.

Me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm dhe realizimit të programeve të parapara,  7Arte shpallë konkurs për vend të lirë pune, për të gjithë kandidatët e interesuar për t`iu bashkuar një ekipi dinamik dhe me shumë potencial, të orientuar në përmirësimin e kulturës, artit dhe përdishmërisë së të rinjve në Mitrovicë dhe regjion.

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Mban të dhënat financiare të organizatës dhe trajton buxhetet;

Sigurohet që përgatitja e kontratave në mes palëve të jetë në përputhje të plotë me ligjet në fuqi dhe rregulloret e brendshme të organizatës;

Përgatit tabela buxhetore për financimin e projekteve në bashkëpunim me Menaxherin e Programit dhe Drejtorin, dhe mbikëqyr anën financiare të zbatimit të projekteve;

Përgatit raporte financiare për raportim tek donatorët dhe institucionte relevante, si dhe në proceset e aplikimit tek donatorët, në bashkëpunim me Menaxherin e Programit;

Merr pjesë në takime organizative, mbanë shënime të nevojshme dhe koordinon komunikimin midis drejtorit, menaxherit të programit dhe partnerëve dhe organizatave financuese;

Mban shënime mbi ndryshimet e kontabilitetit të të dhënave organizative, në librin kryesor dhe libra shtesë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim;

Mbikëqyrë dhe mirëmbanë qarkullimin e keshit të organizatës;

Plotëson formularët e taksave, bilancin tatimor dhe llogaritjet e tjera që duhet të dorëzohen në ATK në përputhje me afatet ligjore;

Mirëmban arkivin e dosjeve të organizatës sipas ligjeve në fuqi dhe kërkesave të donatorëve;

Zbaton politikat dhe procedurat e organizatës në lidhje me buxhetin dhe financat;

Zbaton autorizimet e pagesave për organizatën;

Përgatit raporte financiare për auditimet e projekteve dhe për organizatën në përgjithësi.

KUALIFIKIMET DHE PËRVOJA

  • Diplomë Universitare (BA apo MA) në drejtimet Bankë, Financa, Kontabilitet, Ekonomi, Administratë Publike, ose fushë tjetër përkatëse 
  • Përvojë profesionale në Organizata apo kompani me fushë të njejtë veprimi, së paku dy vite. (përparësi nga sektori i OJQ-ve)
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës dhe multitasking;
  • Njohuri e gjuhës shqipe dhe angleze (në të folur, shkruar, kuptuar); (e detyrueshme)
  • Njohje e funksionimit të sektorit të organizatave jo-qeveritare (përparësi)
  • Gatishmëri për vendimmarrje dhe përgjegjësi
  • Shkathtësi të dëshmuara organizative dhe komunikuese 
  • Njohuri të shkëlqyeshme të paketës Office dhe programeve tjera menaxhuese
  • Gatishmëri të punojë nën presionin e afateve, nën mbikqy
  • Të jetë në gjendje të punojë në afate dhe të kryejë detyra nën presion në një mjedis dinamik;
  •  Të jetë e/i vetë-motivuar dhe i/e apasionuar për të kontribuar në zhvillimin e organizatës;

PROCEDURA E APLIKIMIT:

Për të aplikuar, ju lutemi të dërgoni:

  •  C.V (në CV të shtohen së paku dy referenca – Emrin dhe detajet e kontaktit të personave të cilët mund të kontaktohen nga 7Arte).

Të gjithë kandidatët e interesuar për të aplikuar, duhet të dërgojnë CV’në, në email adresën [email protected], me përshkrim në subjekt:  “Zyrtar për Financa dhe Administratë- Aplikacion” më së largu deri me datën 20.02.2021 

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur!

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP