Menu

Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi për hartimin të Planit Zhvillimor Komunal të Mitrovicës Jugore

Organizata kulturore 7Arte bëri hapjen e projektit “Fuqizimi i komunitetit Mitrovicas drejt hartimit të Planit Zhvillimor Komunal”, i cili do të implementohet gjatë muajve Tetor 2016 – Shtator 2017.
Në ceremoninë e hapjes morrën pjesë qytetarë, përfaqësues të insitucioneve lokale dhe shoqërisë civile nga Komuna e Mitrovicës. Drejtori i 7Arte z. Lulzim Hoti theksoi se projekti synon të rrisë rolin e shoqërisë civile (SHC) si dhe qytetarëve me qëllim të analizimit, vlerësimit dhe dhënies së kontributit të tyre për revidimin e PZHK-së të Mitrovicës.

Projekti në fjalë synon nxitjen e debatit konstruktiv në mes SHC dhe institucioneve në komunën e Mitrovicës Jugore; gjithëpërfshirjen e qytetarëve në hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK), me fokus të veçantë perfshirjen e komuniteteve të ndryshme. Në gjithë këtë proces një rëndësi e veçantë do t’i kushtohet kulturës si një sektor kyç për zhvillim të qëndrueshëm dhe demokratizim të shoqërisë.

14886361_10154693690604766_26331285_n

Z.Hoti shtoi se në kuadër të projektit do të mbahen aktivitete si: mbledhje të dhënash, punëtori, fokus grupe e debate publike për të arritur deri tek hartimi/revidimi dhe miratimi i Planit Zhvillimor Komunal (PZHK).

Ndërkaq drejtori i DPU-së (Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm), z.Sami Zeka mbështeti këtë nismë duke e konsideruar si shumë të nevojshme për mbështetje në hartimin PZHK-së të Mitrovicës, njëherit ftoi të gjithë akterët e instituacioneve vartëse, si dhe të shoqërisë civile, që të luajnë një rol sa më konstruktiv e gjithëpërfshirës drejt bashkepunimit ne hartimin e planit në fjalë, plan i cili sipas ligjit të ri të planifikimit, do të hartohet nga Komuna, gjegjësisht, Drejtoria për Planifikim dhe Urbanizëm, si bartëse e projektit.

Me rastin e fillimit të projektit u bë edhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit në mes të organizatës kulturore 7Arte dhe DPU-së, me ç’rast DPU-ja u zotua se do të jetë një partner kyç i këtij procesi duke ofruar mbështetjen me kuadro profesionale e logjistike, dokumentacionin e nevojshëm, si dhe me avokimin drejt miratimit të planit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës Jugore.

14914969_10154693689109766_542097110_n

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.

Related post

  TOP