Menu

Thirrje për vullnetarë – Green Fest 9 – për nanën natyrë

Dëshironi një vend argëtues për të zhvilluar aftësitë dhe për të fituar përvojë të vlefshme? Bashkojuni organizates kulturore 7Arte dhe takohuni me njerëz të cilët ndajnë pasionin për arte dhe mjedis!

Vullnetarët në 7Arte janë një pjesë e rëndësishme e organizatës sonë. Asistimi në mënyra të ndryshme në të gjitha fushat e programimit tonë, nga dizajnimi, pikturimi, artizanatet, kopshtaria, hulumtimi dhe kontribuimi në programet kulturore publike, bën që vullnetarët të jenë thelbi i organizatës 7Arte.

Duke filluar nga 01 korriku 2019, në hapësirat e 7Arte, do të keni mundësi për t’i ndarë idetë tuaja dhe të kontribuoni në inicimin dhe implementimin e aktiviteteve të ndryshme, po ashtu të merrni pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore, si Kinemaja e Hapur Green, Festivali i Muzikës Green, punëtori për film të shkurtër, intervenime artistike në hapësira publike, Green Talks dhe aktivitete tjera që do të vetëdijësojnë dhe ndihmojnë komunitetin për një jetë të shëndetshme dhe vetëdijësim për zhvillim të qëndrueshëm.

Për aplikim gjeni likun e thirrjes në platformën “Kosovo Volunteers” ose dërgoni CV tuaj në e-mailin [email protected] deri me datën 01.07.2019 në ora 16:00. 

Thirrje për vullnetarë -Green Fest 9 – Për nanën natyrë

……………………

“Ky projekt mbështetet nga programi Kultura për ndryshim që financohet nga Bashkimi Evropian, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatohet nga Qendra Multimedia dhe Goethe-Institut”.

Green Fest 9, njëherit mbështetet nga MKRS- Republika e Kosovës dhe DKRS-Komuna e Mitrovicës

 

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP