Menu

KONKURS PËR VEND PUNE

Koordinator/e për Mjedis dhe Komunitet

Organizata: 7Arte
Vendi i punës: Mitrovicë, me aktivitete në terren
Kohëzgjatja e kontratës: 12 muaj
Afati i aplikimit: 11.10.2026

7Arte shpall konkurs për pozitën Koordinator/e për Mjedis dhe Komunitet. 7Arte po kërkon një person që di të punojë me komunitet, të organizoj aktivitete në terren dhe t’i kthej shqetësimet mjedisore të komunitetit në veprime konkrete apo në zgjidhje të problemeve.

Pozita do të mbështes programet mjedisore dhe komunitare të 7Arte, përfshirë punën me shkollat dhe grupet e gjelbra, Eco-Art-Labs, Mitrovica Green Fest dhe aktivitetet që zhvillohen në kuadër të partneriteteve mjedisore të organizatës.

Përgjegjësitë kryesore

  • Planifikon dhe koordinon punëtori, vizita, diskutime dhe veprime mjedisore me nxënës, të rinj dhe banorë.
  • Mbështet krijimin dhe punën e grupeve të gjelbra në shkolla.
  • Mban komunikim të rregullt me shkollat, komunitetet lokale, institucionet, ekspertët dhe organizatat partnere.
  • Identifikon nevoja dhe ide të komunitetit për gjelbërimin, biodiversitetin, lumenjtë, mbetjet dhe hapësirat publike.
  • Koordinon pjesëmarrjen e komunitetit në aktivitetet e Mitrovica Green Fest dhe nismat e tjera të 7 Arte.
  • Përgatit plane aktivitetesh, orare, lista pjesëmarrjeje dhe dokumentacionin e nevojshëm për zbatim e raportim.
  • Mbledh përshtypje dhe të dhëna të thjeshta për të vlerësuar çfarë kanë mësuar pjesëmarrësit dhe çfarë ndryshimi kanë sjellë aktivitetet.
  • Bashkëpunon me ekipin e 7Arte për komunikimin publik të rezultateve.

Kualifikimet dhe përvoja

  • Studime në shkenca mjedisore, edukim, shkenca sociale, zhvillim komunitar, urbanizëm ose fusha të ngjashme; përvoja përkatëse praktike do të merret gjithashtu parasysh.
  • Përvojë në organizimin e aktiviteteve me të rinj, shkolla ose komunitete lokale.
  • Aftësi të mira planifikimi, komunikimi, facilitimi dhe shkrimi të raporteve të shkurtra.
  • Njohuri dhe interes për çështjet mjedisore në Mitrovicë dhe Kosovë.
  • Gatishmëri për punë në terren dhe për bashkëpunim me njerëz të moshave e prejardhjeve të ndryshme.
  • Njohje e gjuhës shqipe dhe aftësi pune në gjuhën angleze. Njohja e gjuhëve të tjera të përdorura në komunitetet e Mitrovicës është përparësi.

Përparësi do të kenë kandidatët që kanë punuar në edukim mjedisor, angazhim qytetar ose programe ku arti dhe kultura përdoren për të nxitur pjesëmarrjen e komunitetit.

Çfarë ofron 7Arte

Mundësinë për të zhvilluar programe mjedisore me shkollat dhe komunitetin, për të punuar me një ekip ndërdisiplinor dhe për të kontribuar në të ardhmen e hapësirave publike dhe industriale të Mitrovicës. Kushtet e kontratës dhe të kompensimit do t’u komunikohen kandidatëve gjatë procesit të përzgjedhjes.

Si të aplikoni

Dërgoni:

  1. CV-në;
  2. kontaktet e dy personave që mund të japin referencë për punën tuaj.

Aplikimin dërgojeni në [email protected], me subjektin “Aplikim – Koordinator/e për Mjedis dhe Komunitet”.

7Arte i mirëpret aplikimet nga të gjithë personat e kualifikuar. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për hapat e mëtejshëm.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP