Menu

Thirrje për vullnetarë

Data e fundit për aplikim: 20/06/2015

7Arte është organizatë joqeveritare kulturore që punon drejtë zhvillimit të jetës kulturore dhe ngritjes së kapaciteteve të rinisë në rajonin e Mitrovicës dhe më gjerë. 7Arte ka për mision promovimin dhe zhvillimin e një kulture të përbashkët Europiane.  

7Arte synon të përdorë programet kulturore si mjet për ngritjen e vetëdijes së shoqërisë drejtë mbrojtjes së mjedisit, duke nxitur qytetarinë aktive dhe vullnetarizmin në mesin e të rinjve.

Dëshironi t’i bashkoheni organizatës 7Arte?

7arte është në kërkim të vullnetarëve, të rinjëve entuziastë, punëtorë, të përgjegjshëm që kanë ambicie për një zhvillim dhe ndryshime të reja në rajonin e Mitrovicës.

Përgjegjësitë kryesore të vullnetarëve:

Vullnetarët do të jenë aktivë gjatë organizimit dhe implementimit të projektit “Mitrovica vepron gjelbër – Festivali GREEN” aktivitete e të cilit do të zhvillohen në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj, përderisa përgjegjësitë kryesore të tyre përfshijnë:

  • Promovimin e eventeve të parapara në projekt (Festivali i Muzikës GREEN, Kinemaja e Hapur )
  • Ndihmojnë në mikpritjen dhe orientimin e musafirëve gjatë festivalit;
  • Asistojnë në menaxhimin e eventeve të parapara në kuadër të projektit.

Kriteret:

  • Përkushtim i lartë në punë.
  • Mosha e preferuar, mbi 18 vjet.
  • Të jetë në gjendje të menaxhojë kohën sipas orarit të caktuar
  • Aftësinë të kryej detyrat e dhëna gjatë mbajtjes së eventeve të cekura më lartë
  • Aftësinë të punojë sipas afateve kohore dhe të përshtatet me punën në grup.

Për të gjithë vullnetarët,“7Arte” do të sigurojë kompenzim në vlerë të një shujte ditore si dhe do të ofrojë hapësirë të përshtatshme për zhvillimin e aftësive organizative dhe profesionale.   

Kjo thirrje është për vullnetarë. Kandidatët e interesuar që plotësojnë kriteret e cekura më lartë duhet të shprehin interesin e tyre përmes email adresës [email protected]  ose përmes telefonit + 386(0)49 220 737

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP