Menu

Hapet konkurs: Art përmes riciklimit

Konkursi “Art përmes reciklimit“, synon të promovojë dhe mbështesë artistët Kosovar dhe veprat e tyre inovative të bëra nga mbetje që ripërdoren e të riciklueshme.

“Art përmes Riciklimit” është një mundësi për artistët e ndërmarrësit të cilët kanë përdorur materiale të riciklueshme apo gjësende të papërdorshme me tutje, për të krijuar punime artistike apo produkte tjera dekorative të dobishme për shoqërinë.

Ndarja e çmimeve do të bëhet diten e premte më 25 dhjetor, ora 10:00, në sallen e konferencës në qendrën Orion (përballë Kino ABC) në Prishtinë. Ndërsa, tre vendet e para do të shpërblehen me një shumë solide monetare, si dhe punimet e tyre do të promovohen nga organizatorët.

Afati i fundit për aplikim është 23 Dhjetor, 2015.

“Art përmes reciklimit” synon të shëndrrohet në një konkurs tradicional, i cili do të promovonte industrinë kreative dhe dobitë mjedisore që sjellin këto inovacione në shoqëri. Projekti është mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport.





Shkarko: Rregullat e Konkursit
Shkarko: Forma e Aplikimit

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP