Menu

Hapet Galeria “Shtatë” në Mitrovicë

Mbrëmë në ambientet e Rrjetit të Organizatave të Kulturës në Mitrovicë, u hap Galeria “Shtatë”, e cila synon të ofrojë hapësirë ekspozimi e promovimi të artistëve të arteve pamore e bashkëkohore.

Hapja e galerisë u kurorëzua me shfaqjen e video instalacionit “Everything We Do Is Really, Really, Brilliant” nga artisti Driton Selmani. Një film eksperimental, i shoqëruar nga një pjesë e krijuar posaçërisht për veprën nga Tristan Halilaj, i cili ka performuar mbi video instalcionin në trumpetë, derisa në galerinë shtatë, ekspozimi është kuruar nga Lulzim Hoti.

Vepra bazohet tek pozicioni dhe barra njerëzore tek e ardhmja e panjohur, si dhe në parashikimet tona befasuese për efektin e algoritmeve që prodhojmë, duke injoruar kështu efektin e tyre në mjedisin jetësor përreth.

Pas shfaqjes se video-instalacionit me kohëzgjatje prej 15:53″, të pranishmit patën rastin të bashkëbisedojnë me artistin si dhe të ngrisin çështje mjedisore në nivelin lokal, me theks të veçantë mbi gjendjen jo të duhur të lumenjve të Mitrovicës. Të gjithë u pajtuan se arti e kultura mund të luaj një rol krucial në ngritjen e vetëdijes mbi çështjet mjedisore si dhe nxisin debat konstruktiv mbi këto kauza.

Ky projekt artistik do vazhdoj të promovohet nga 21.12.22 deri më 27.01.2023 me çrast do të gërshetohet me një program edukativ mbi çështjet mjedisore, dedikuar fëmijëve e të rinjve mitrovicas.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të programit të Green Fest XII, mbështetur nga Ministria për Kulturë, Rini e Sport si dhe DKRS- Komuna e Mitrovicës.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP