Menu

Gongu i festivaleve në Kosovë, nis me GREEN 4

Organizata kulturore 7arte, organizon edicionin e 4’rt të festivalit të muzikës GREEN. Festivali GREEN do të mbahet me datën 29 dhe 30 Korrik në parkun bri lumit Ibër në Mitrovicë.

Perveç argëtimit, festivali synon të ngris vetëdijen dhe të sensibilizojë opinionin Kosovar mbi gjendjen e mjedisit si dhe të krijojë një ambient më të relaksuar për të gjithë qytetarët.

Pas këtij manifestimi kulturor, janë paraparë dhe përgaditur aktivitete të shumta ambientaliste, si art në rrugë, debate me qytetarë, përzgjedhje e kopshtit më të mirë, promovim të bizneseve që merren me reciklim, si dhe performanca tjera inovative.

Ky aktivitet kulturor, njëherit përmbyll ciklin e aktiviteteve kulturore në kuadër të “Ditëve të kulturës” mbështetur nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport e Komunës së Mitrovicës.

Festivali GREEN, organizohet nga organizata 7arte, ndërsa është mbeshtetur nga Programi “Culture for all” i zyes së BE-së në Prishtinë, Ambasada e Luksemburgut, Ambasada e Holandës, MKRS, si dhe Komuna e Mitrovicës.

Programi:

29/07/2014 – ora 19:00

Ilir Bajri Quartet
Elektorati Intelektual
C.O.D.Y
Me t’njofshem
Offchestra

Dj Neritan
Jehone

30/07/2014 – ora 19:00

DESUVE.
Felon
P.I.N.T (Lyrical Son, Nuke, Bim Bimma, Ergen, Lav’Da, Mc Kresha)
(Dj Drit’On, Dj Cuba)

Toton
Uran B

posteri

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP