Menu

Gjuj art – i jep ngjyrë qytetit

Brenda dy muajsh , artistët e rinj të Mitrovicës, antarë të grupit “Gjuj art” përdoren ngjyrat për të zbukuruar mure e pjesë të caktuara të qytetit, në mënyrë që qytetarëve t’iu ofrohen ambiente më atraktive e më të bukura.

street art 2

Kryesisht u krijuan punime artistike të motivuara nga vlerat identifikuese të qytetit si dhe tema sociale të cilat u pritën me mjaftë interes nga qytetarët. Sipas koordinatorit të aktivitetit Z.Bardhyl Dobroshi, në përgjithësi u punuan 10 murale te vogla e të mesme në hapësira publike të qytetit të Mitrovicës. Ndër punimet me të përfolura nga të rinjtë janë: Lulija me limona, Minatori, Take back the night, e I-vallja. Ndërsa për fëmijtë ngjallën kurreshtje punimet me shtazë e kafshë.

street art 3

Ky aktivitet u mbështet nga Zyra e kryetarit të Mitrovicës dhe fabrika e ngjyrave “ Eco color” nga Mitrovica.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP