Menu

Edicioni i GREEN 3 me tre net muzikë

Data: 21 Gusht 2013,

Mitrovicë,

Nga data 23-25 Gusht 2013, në Mitrovicë për herë të tretë u organizua festivali i muzikës “GREEN”. Bende të njohura si Blla Blla Blla, grupi Oda, e DJ Likatek si dhe bande e artistë tjerë kanë dhuruar emocione të paharruara për audiencën e gjerë.

 “Green 3” për dallim nga viti i kaluar, këtë herë ka sjellë zhanre nga më të ndryshmet, si dhe ka sjellë bende nga Holanda, Maqedonia e Shqipëria, duke e trasuar rrugën drejtë një festivali ndërkombëtarë.

Festivali wshtw mbajtur në parkun e qytetit, bri lumit Ibër, ndërkaq për të rinjtë jashtë qytetit të Mitrovicës, janë siguruar edhe hapësira për kamping.

Përveç argëtimit, festivali GREEN ka pas për synim të ngrisë vetëdijen dhe të sensibilizojë opinionin kosovar për përkujdesje dhe vëmendje më të madhe ndaj mjedisit si dhe të krijojë një ambient të relaksuar për të gjithë qytetarët.

Për të ardhur deri tek ky manifestim kulturor janë zhvilluar edhe aktivitete të shumta ambientaliste, si:  debate, art në rrugë, pastrime të hapësirave të ndotura, zgjedhja e kopshtit me të mirë, punime arti nga material të ricikluara, si dhe vendosje të shportave në parqe të qytetit.  Një motiv shtytës dhe i pritur me admirim nga qytetarët mitrovicas, qe edhe aktiviteti që bëri jehonë edhe jashtë Kosovës, ngasja e biçikletës për mbledhje të fondeve nga Prishtina në Bruksel, nga ish polici i EULEX-it,  Antonius Hendriks, i cili një ditë para se të mbyllej festivali u prit në cak nga Ambasadori i Republikës së Kosovës në Bruksel, Z.Ilir Dugolli.

Festivali i muzikës GREEN organizohet nga OJQ “7arte” ndërsa është mbështetur nga: Zyra e BE-së në Prishtinë përmes programit “Culture for all”, Komuna e Mitrovicës, Green ride, si dhe nga ndërmarrje vendore.

Për dallim nga dy vitet e kaluara, ky edicion cilësohet si më i organizuar dhe më i suksesshëm sesa i vitit të kaluar, gjë që ka kënaqur edhe pritjet e organizatorëve, ndërkaq së shpejti pritet të publikohet data e edicionit të katërt. 

green 22

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP