7Arte publikon raportin “Analizë mbi gjendjen aktuale të Trashëgimisë Kulturore në Mitrovicë”, i cili pasqyron perceptimet e qytetarëve dhe thekson nevojën urgjente për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore. Raporti rekomandon hartimin e Planit Komunal për Trashëgimi Kulturore dhe përfshin edhe Hartën Digjitale të trashëgimisë së qytetit. Projekti është realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian.