Menu

Thirrje për Hulumtues


Aplikoni që të jeni pjesë e grupit hulumtues në kuadër të programeve hulumtuese të 7Arte, përgjatë këtij
viti.


Ju mund të jeni një nga 5 të përzgjedhurit, që do të punoni si hulumtues / intervistues në
mbledhjen e të dhënave nga terreni dhe azhurimin e transkriptimin e tyre sipas specifikave
që kërkohen nga mentori i projektit “Vizionimi i hapësirave industriale të Mitrovicës”
mbështetur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë.


● Kjo thirrje për aplikim i drejtohet në mënyrë të vecantë të rinjve të moshave 18-25
vjeç, të cilët janë duke studiuar në fushën e Shkencave Sociale ( Sociologji,
Antropologji, Psikologji e Gazetari), ose veçse kanë mbaruar studimet në këto fusha.


● Të përzgjedhurit do të kontaktohen dhe ndjekin trajnime përgatitore nga ekspertë të
fushës, si dhe do njoftohen rreth formatit të angazhimit.

Të interesuarit duhet të sjellin apo të dërgojnë në e-mail: CV, letër motivuese , dokumentet tjera mbështetëse (diploma, certifikata trajnimi, referenca etj)  

Aplikacionet mund ti dorëzoni personalisht në adresën: 

7 Arte / Sheshi “Mehë Uka”’

DKRS, Kati i VI-të , 40000 Mitrovica , Kosovo

Tel: 028 748 869

nga ora 10:00 – 12:00 dhe 14:00 – 16:00

ose në adresën elektronike: [email protected]

Afati i fundit i aplikimit është data 11 Korrik 2022.

Aplikacionet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP