Menu

Tackling climate issues through “Traceabeelity” | Narta & Hana Voca | 7 Arte

7 Arte is excited to partner with YEE (Youth and Environment Europe) in the “Showcasing the Unheard” project, part of which are the motivational articles of young women in Kosovo that emphasize local movements on climate and environmental issues. We will start with the story of the Narta Voca and her sister & partner Hana.

Narta Voca is a food engineer specialized in sustainable agriculture. She works with global supply chains at production (farm) and processing (industry) level to verify sustainable sourcing practices. Narta provides consultancy services to international companies to help them transition towards sustainability, while her sister Hana Voca is an agronomist with extensive experience in research and project management.

In 2016/17, Narta was working on her master’s research in Bari, Italy on quality and authenticity of honeys from different Western Balkan countries. Meanwhile Hana was doing her PhD. The research results were very exciting and promising for further development of the beekeeping sector in Kosovo. “I remember by the end of the research, I had brought the remaining of my honey samples home and together with Hana we were tasting, analyzing and commenting. There came the idea of local honey valorization. But later, as we were working on shaping our startup idea, we could not go further without integrating principles of sustainability”, explains Narta. Thus, Narta and Hana founded a startup named “traceabeelity” which aims at building a local & sustainable honey value chain in Kosovo.

“We use honey, which is a sweet product, attracting and very demanding from people in Kosovo to raise awareness on social and environmental aspects of its production. Unfolding the truth and raising our voice on sensitive issues such as gender equality, workers rights, fair treatment and fair trading, biodiversity conservation, animal wellbeing, etc. is what we are doing with our project.”

Narta cannot pinpoint the specific date she started to deal with climate and environmental issues, but she states that as she gets more informed with environmental problems, the more she prioritizes those issues in her professional and personal life. “I have a career in food and agriculture sector; To me climate and environmental issues are not something that I can ignore. As a professional, you become well informed with straight forward scientific facts without sugar-coating, dramatizing, or politicizing them. I am observing negative impacts of climate change, discussing those issues at an intellectual level with my colleagues, and always looking towards ways to do better.”

Next, Narta together with Hana are working with a women beekeeper’s association to build capacities and train them on sustainable beekeeping practices and honey quality, but also use this opportunity to raise awareness on importance of bees in the ecosystem, biodiversity and other environmental aspects.

Women inclusion in the agriculture of Kosovo

Narta explains that they have taken “traceabeelity” to the next level, by putting women empowerment as a central part of their work. “Agriculture in Kosovo is a sector that depends on smallholder farmers. It is a sector predominately led by male producers. From our field experience, we are aware that women participation in decision making process is much lower compared to men, while women’s share of the agricultural labour force is much higher. Meanwhile, their work is increasingly affected by environmental degradation, climate change impacts, and out-migration. It is often unrecognized, unqualified, and unpaid.”

“There are already many known social and environmental challenges and barriers for women producers to which we are aiming to tackle in out honey supply chain. We have chosen to work with a group of women beekeepers to empower them and integrate to our sustainable supply chain. It has been shown that empowering women have wider benefits as well. When women prosper, they tend to invest more in their homes and families, giving their children more nutritious food, keeping them healthy, ensuring education, etc”, states Narta.

Regarding the impacts of climate crisis in her local area, Narta rightfully affirms that the negative impact of climate change is being felt not only in Kosovo, but all around the world. “Water shortages, heat waves, droughts and floods are some examples we see on our daily lives. In my personal experience with beekeeping, I struggle to produce enough honey for my bees, let alone to produce a surplus to sell. Beekeeping is becoming increasingly difficult to sustain as a profession. Sadly, this is not the only sector affected by the climate crisis, nor this problem appears to be going away any time soon.”

Narta (traceabeelity), Venera Kelmendi (beekeeper) and Arlinda Kastrati (beekeeper and founder of “Bletat e Pejës” Women Beekeepers’ Association)

“I think I have found something that I care about, and I am just doing my part in that area.”

The situation in Kosovo is not as bright as one would hope. A sustainable development requires progress across a range of development domains. The environmental issues are not prioritizing as they should be. “However, in my opinion Kosovo is a unique country, for instance it is a small country, as an individual can easily get in touch and mobilize with key people and make a difference. Our team at traceabeelity benefited from it by getting in touch with people who are still supporting and guiding us with the project.”

When asked how she manages to go forward after demotivating experiences Narta claims that there will always be tough periods, this is how life is supposed to be. “But I’d suggest to everyone to look for something that excites them and find things that you care about, and dedicate your energy there. When you are working in the field or issues you care about, you will find the strength to overcome any difficulty.“

………………………..

Përkthimi në shqip:

Trajtimi i çështjeve klimatike përmes “traceabeelity

7 Arte është e ngazëllyer për partneritetin me YEE (Youth and Environment Europe) në projektin “Showcasing the Unheard”, pjesë e të cilit janë artikujt motivues të grave të reja në Kosovë që theksojnë lëvizjet lokale për çështjet klimatike dhe mjedisore. Do të fillojmë me historinë e Narta Voca-s dhe motrës & partneres së saj Hana.

Narta Voca është një inxhiniere ushqimore e specializuar në bujqësinë e qëndrueshme. Ajo punon me zinxhirët globalë të furnizimit në nivel prodhimi (fermë) dhe përpunimi (industri) për të verifikuar praktikat e burimeve të qëndrueshme. Narta ofron shërbime konsulence për kompanitë ndërkombëtare për t’i ndihmuar ato të kalojnë drejt qëndrueshmërisë, ndërsa motra e saj Hana Voca është një agronome me përvojë të gjerë në kërkime dhe menaxhim projektesh.

Në vitin 2016/17, Narta ishte duke punuar në studimet e saj master në Bari, Itali për cilësinë dhe origjinalitetin e mjaltit nga vende të ndryshme të Ballkanit Perëndimor. Ndërkohë Hana po kryente doktoraturën. Rezultatet e hulumtimit ishin shumë emocionuese dhe premtuese për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit të bletarisë në Kosovë. “Më kujtohet se në fund të hulumtimit kisha sjellë në shtëpi mbetjet e mostrave të mia të mjaltit dhe së bashku me Hanën po shijonim, analizonim dhe komentonim. Lindi ideja e valorizimit të mjaltit lokal. Por më vonë, teksa po punonim për formimin e idesë sonë startup, nuk mund të shkonim më tej pa integruar parimet e qëndrueshmërisë”, shpjegon Narta. Kështu, Narta dhe Hana themeluan një startup të quajtur “traceabeelity” i cili synon ndërtimin e një zinxhiri të vlerave lokale dhe të qëndrueshme të mjaltit në Kosovë.

“Ne përdorim mjaltin, i cili është një produkt i ëmbël, tërheqës dhe shumë i kërkuar nga njerëzit në Kosovë për të rritur ndërgjegjësimin për aspektet sociale dhe mjedisore të prodhimit të tij. Shpalosja e së vërtetës dhe ngritja e zërit tonë për çështje të ndjeshme si barazia gjinore, të drejtat e punëtorëve, trajtimi i drejtë dhe tregtimi i drejtë, ruajtja e biodiversitetit, mirëqenia e kafshëve, etj. është ajo që ne po bëjmë me projektin tonë.”

Narta nuk mund të përcaktojë saktësisht datën kur ka filluar të merret me çështjet klimatike dhe mjedisore, por shprehet se sa më shumë informohet për problemet mjedisore, aq më shumë i jep prioritet atyre çështjeve në jetën e saj profesionale dhe personale. “Kam një karrierë në sektorin e ushqimit dhe bujqësisë; Për mua çështjet klimatike dhe mjedisore nuk janë diçka që mund ta shpërfill. Si profesionist, ju informoheni mirë me fakte të drejtpërdrejta shkencore pa i ‘sheqerosur’, dramatizuar apo politizuar ato. Unë jam duke vëzhguar ndikimet negative të ndryshimeve klimatike, duke i diskutuar ato çështje në një nivel intelektual me kolegët e mi dhe gjithmonë duke kërkuar mënyra për të vepruar më mirë.”

Tutje, Narta së bashku me Hanën po punojnë me një shoqatë bletërritëse të grave për të ndërtuar kapacitete dhe për t’i trajnuar ato për praktikat e qëndrueshme të bletarisë dhe cilësinë e mjaltit, por gjithashtu shfrytëzojnë këtë mundësi për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e bletëve në ekosistem, biodiversitet dhe aspekte të tjera mjedisore.

Përfshirja e grave në bujqësinë e Kosovës

Narta shpjegon se ato e kanë çuar “traceabeelity” në një nivel tjetër, duke e vënë fuqizimin e grave si pjesë qendrore të punës së tyre. “Bujqësia në Kosovë është një sektor që varet nga fermerët e vegjël. Është një sektor i udhëhequr kryesisht nga prodhuesit meshkuj. Nga përvoja jonë në terren, jemi të vetëdijshme se pjesëmarrja e grave në procesin e vendimmarrjes është shumë më e ulët në krahasim me burrat, ndërsa pjesa e grave në fuqinë punëtore bujqësore është shumë më e lartë. Ndërkohë, puna e tyre ndikohet gjithnjë e më shumë nga degradimi i mjedisit, ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe migrimi jashtë vendit. Shpesh është e panjohur, e pakualifikuar dhe e papaguar.”

“Tashmë ka shumë sfida dhe pengesa të njohura sociale dhe mjedisore për gratë prodhuese, të cilat ne po synojmë t’i trajtojmë në zinxhirin e furnizimit të mjaltit. Ne kemi zgjedhur të punojmë me një grup grash bletaresh për t’i fuqizuar ato dhe për t’u integruar në zinxhirin tonë të qëndrueshëm të furnizimit. Është treguar se fuqizimi i grave ka gjithashtu përfitime më të gjera. Kur gratë prosperojnë, ato priren të investojnë më shumë në shtëpitë dhe familjet e tyre, duke u dhënë fëmijëve të tyre ushqim më ushqyes, duke i mbajtur ata të shëndetshëm, duke siguruar arsimim etj”, shprehet Narta.

Sa i përket ndikimeve të krizës klimatike në zonën e saj lokale, Narta me të drejtë pohon se ndikimi negativ i ndryshimeve klimatike po ndihet jo vetëm në Kosovë, por në mbarë botën. “Mungesa e ujit, valët e të nxehtit, thatësirat dhe përmbytjet janë disa shembuj që shohim në jetën tonë të përditshme. Në përvojën time personale me bletarinë, unë luftoj për të prodhuar mjaltë të mjaftueshëm për bletët e mia, e lëre më për të prodhuar një tepricë për të shitur. Bletaria po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’u mbajtur si profesion. Mjerisht, ky nuk është i vetmi sektor i prekur nga kriza klimatike dhe ky problem as që duket se do të largohet së shpejti.”

Narta (traceabeelity), Venera Kelmendi (bletare) dhe Arlinda Kastrati (bletare dhe themeluese e Shoqatës së Grave Bletare “Bletat e Pejës”)

“Mendoj se kam gjetur diçka për të cilën më intereson, dhe thjesht po bëj pjesën time në atë fushë.”

Situata në Kosovë nuk është aq e ndritshme sa do të shpresohej. Një zhvillim i qëndrueshëm kërkon progres në një sërë fushash zhvillimi. Çështjet mjedisore nuk janë prioritare siç duhet. “Sidoqoftë, për mendimin tim Kosova është një vend unik, për shembull është një vend i vogël, një individ mund të kontaktojë lehtësisht dhe të mobilizohet me njerëzit kyç dhe të bëjë ndryshime. Ekipi ynë në ‘traceabeelity’ përfitoi prej kësaj duke kontaktuar me njerëz që ende po na mbështesin dhe na udhëzojnë me projektin.”

Kur pyetet se si ia del të ecë përpara pas eksperiencave demotivuese, Narta pohon se do të ketë gjithmonë periudha të vështira, kështu supozohet të jetë jeta. “Por unë do t’i sugjeroja të gjithëve që të kërkojnë diçka që i emocionon si dhe të gjeni gjëra të cilat ju interesojnë, dhe t’a përkushtoni energjinë tuaj atje. Kur punoni në fushë ose çështje që ju interesojnë, do të gjeni forcën për të kapërcyer çdo vështirësi.”

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP