Menu

Skena e pavarur e kulturës kontribuon në hartat zonale

 Në vazhdën e debateve publike në lidhje me hartimin e hartave zonale në komunën e Mitrovicës, të inicuara nga Komuna dhe kompania INSI, organizata 7Arte ka organizuar një diskutim të veçantë me komunitetin e interesuar në lidhje me hapësirat e dedikuara për institucionet e kulturës si dhe skenën e pavarur kulturore. Andaj, me datën 1 prill 2022 në hapësirat e 7Arte, u mbajt takimi konsultues me çrast përfaqësuesit e INSI prezantuan rekomandimet e tyre, si dhe në anën tjetër të pranishmit shtruan pyetjet me interes nga skena kulturore.

Krejt në fund të këtij takimi u palët u pajtuan që të përpilohet një listë e rekomandimeve nga sektori i shoqërisë civile dhe si i tillë t’iu dërgohet komunës dhe kompanisë INSI për shqyrtim.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP