Menu

Shfaqet filmi dokumentar ‘Closing the Loop’

Në sallën e muzeut të qytetit në Mitrovicë, u shfaq filmi dokumentar ‘Closing the Loop’. Ky film flet rreth revolucionit të ekonomisë qarkore si një ndër modelet më inovative dhe të rëndësishme të biznesit të ditëve tona, që është pjesë e një rrugëtimi radikal për ndaljen e “shterrjes” së burimeve natyrore dhe dëmeve të pakthyeshme ndaj biodiversitetit.

         Pas shfaqjes së filmit u vazhdua me diskutim, me çrast Prof Dr Wayne Visser dhe Indira Kartallozi nga “Kaleidoscope Futures Lab” si realizues të filmit dhe ekspertë në fushën e qëndrueshmërisë ju përgjigjen pyetjeve të të pranishmëve. Qytetarët, pjesëmarrës në këtë aktivitet e vlerësuan lartë punën  e Zt.Visser dhe Znj.Kartallozi dhe konstatuan se një ekspertizë e tillë çfarë është trajtuar në dokumentar dhe ajo çfarë u nda gjatë diskutimit, do i shërbejë si nxitje e mëtejshme dhe udhërrëfyes për të ndërmarrë hapat e parë e konkret drejt zhvillimit të qëndrueshëm të regjionit të Mitrovicës dhe mbarë Kosovës.

 

 

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP