Menu

Publikohet harta elektronike e Mitrovicës

Në kuadër të projektit “Analizimi dhe promovimi i trashëgimisë kulturore në Mitrovicë” publikohet edhe harta e parë elektronike e pikave/vendeve më të frekuentuara dhe preferuara nga qytetarët e Mitrovicës dhe jo vetëm.

Harta elektronike e Mitrovicës tanimë është në verzionin fillestar, andaj ftohen të gjithë dashamirët e profesionistët e TK dhe historisë që të japin propozimet e tyre për ta plotësuar edhe më tej këtë hartë orientuese.

Organizata 7Arte i mirëpret të gjitha informatat dhe rekomandimet e juaja. Andaj në rast të dëshirës për të qenë pjesë e këtij procesi, mos hezitoni të na kontaktoni.

Projekti “Analizimi dhe Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Mitrovicë” realizohet në kuadër të projektit GrassRoots Action Support që implementohet nga IKS, Lens dhe FES, financohet nga Bashkimi Evropian dhe menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.”

 

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP