Menu

“Green Talks” për Qytete dhe Komunitete të Qëndrueshme

Në edicionin e radhës të “Green Talks” që organizohen në kuadër të projektit Green Fest 2019, i ftuari z.Hajrulla Çeku mbajti një prezantim për të ndarë përvojat e ndryshme në lidhje me temën “Qytete dhe Komunitete të Qëndrueshme”. Z. Çeku shpjegoi modelet më të mira të zhvillimit të qyteteve duke u bazuar në 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të axhendës globale duke e krahasuar me sfidat e zbatimit në nivelin lokal. 

Z.Çeku shpjegoi procesin dhe zanafillën e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, duke u fokusuar në Objektivin 11 – Qytete dhe Komunitete të Qëndrueshme, ku u vu në pah zbatueshmëria e këtij objektivi në nivelin lokal, me të cilin edhe të pranishmit shprehën interesimin për të diskutuar detajisht, duke përfshirë ndërlidhshmërinë e kësaj objektive me objektivat e tjera të zhvillimit të qëndrueshëm. 

Tutje, diskutimi u fokusua në nivelin lokal, “Mitrovica dhe Objektivi i 11 i Zhvillimit të Qëndrueshëm”, ku z. Çeku shpalosi disa prej sfidave dhe potencialeve prej nga niveli lokal do mund të orientonte politikat zhvillimore që do i siguronin mirëqenie qytetarëve në nivelin lokal. Pas kësaj të pranishmit patën rast që përmes komenteve e pyetjeve të ofronin ide e sugjerime që potencialisht do çonin drejt përmbushjes së të gjitha këtyre kritereve, e për të zbatuar plotësisht objektivin në fjalë. Megjithatë, për zbatimin e plotë të këtij objektivi, njëzëri u theksua se duhet nisur nga rritja e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në proceset e politikbërjes, me theks të vecantë duke synuar dhënien e kontributit në hartimin sa me efikas të Planit Zhvillimor Komunal të Komunës së Mitrovicës duke e harmonizuar me Objektivën e 11 të Zhvillimit të Qëndrueshëm.

Ky projekt është mbështetur në kuadër të skemës së granteve “Empower– Engage– Build Ownership”, që financohet nga Bashkimi Evropian, menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, si dhe implementuar nga Balkan Green Foundation (BGF) dhe Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP).

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP