Menu

Fillohet me analizimin e promovimin e TK në Mitrovicë

Fillon të implementohet projekti “Analizimi dhe Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Mitrovicë”. Projekti synon të zhvillojë një analizë mbi gjendjen aktuale të Trashëgimisë Kulturore në Mitrovicë, e cila do të shërbejë si bazë për draftimin e Planit Komunal për Mbrojtje të Trashëgimisë Kulturore.
Projekti “Analizimi dhe Promovimi i Trashëgimisë Kulturore në Mitrovicë” do të mundësoj përfshirjen e qytetarëve dhe shoqërisë civile në Mitrovicë të jenë pjesë e proceseve politikë-bërëse, dhe në të njëjtën kohë do të promovojë transparencën e institucioneve lokale me fokus në kulturë.

Të dhënat e dala nga projekti do të publikohen dhe do të dërgohen tek Komuna e Mitrovicës (Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, Drejtoria e Integrimeve Evropiane) dhe Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë.
Projekti në fjalë do të kontribojë në arritjen e objektivës së katër (4) të Strategjisë për Kulturë dhe Turizëm 2018 – 2022 në Komunën e Mitrovicës, përkatësisht me njërin nga hapat e veprimit “4.2. Promovimi i diversitetit kulturor, respektimi dhe mbrojtja e shprehjes kulturore dhe trashëgimisë kulturore”. Gjithashtu ky projekt i kontribon arritjes së Objektivës 11 të Zhvillimit të Qëndrueshëm: Qytete dhe Komunitete të Qëndrueshme; Targeti: Forcimi i përpjekjeve për mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë botërore kulturore dhe natyrore.

Organizata 7Arte i mirëpret të gjitha informatat dhe rekomandimet e juaja. Andaj në rast të dëshirës për të qenë pjesë e këtij procesi, mos hezitoni të na kontaktoni.

Projekt i financuar nga BE-ja, i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe i zbatuar nga IKS, Lens dhe FES

 

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP