Menu

“Brusha e artë” për natyrën e Shalës

Përgjatë fundjavës, 14 të rinj mitrovicas morën pjesë në aktivitetin “Brusha e artë” edicioni i dytë, i cili u organizua në atelien e artistëve në Rashan. Pjesëmarrësit gjatë kësaj puntorie nën mbikqyrjen e dy tutorëve z. Skender Idrizi si dhe z. Blerim Tmava arritën të ngrisin shkathtësitë e tyre mbi pikturën si dhe realizojnë një seri punimesh artistike me motive nga fshati.  Vlenë të falemnderohen për kontributin e dhënë: z.Skender Idrizi (piktor) dhe z. Blerim Tmava (grafist) të cilët ndanë njohurit e tyre si dhe ofruan një mjedis të përshtatshëm për realizimin e këtij aktiviteti.  Ky aktivitet qe organizuar në kuadër të Green est 7, në kuadër të grupeve të gjelbra, e që qe mbështetur nga GIZ (programi YES)

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP