Menu

BarCamp Mitrovica në 7 Arte

Nga ky vit, organizata “7 Arte” do jetë organizatore e BarCamp Mitrovica, prej nga do priten tema me interes për audiencën e gjerë. BarCampet janë krijuar nga një grup njerëzish të cilët si synim kanë krijimin e një komuniteti informal i cili do të merret me mësimin e ndërsjelltë nga pjesëmarrësit e fushave të ndryshme të cilat janë me interes për të gjithë.

BarCamp e mundëson prezantimin e ideve, inovacioneve, dhe diskutimin hapur rreth çështjeve te ndryshme. Takimet janë të hapura për të gjithë dhe organizohen së bashku online. Takimet do të ndodhin çdo fundmuaj dhe tematika bazë e çdo takimi do të jetë e një natyre tjetër. BarCamp Mitrovica mbështetet he organizohet në koordinim me IPKO Foundation.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP