Organizata kulturore 7 Arte dhe Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve në Komunën e Mitrovicës kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, me synim forcimin e veprimeve të përbashkëta për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm.
Marrëveshja, e nënshkruar nga drejtori ekzekutiv i 7 Arte, Lulzim Hoti, dhe drejtoresha e Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Pyjeve, Arjeta Beqiri Hyseni, parasheh bashkëpunim në disa fusha kyçe, përfshirë edukimin dhe ndërgjegjësimin mjedisor, organizimin e aktiviteteve kulturore dhe ekologjike, si dhe mbrojtjen e lumenjve dhe hapësirave të gjelbra.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, palët do të angazhohen në organizimin e fushatave ndërgjegjësuese, aktiviteteve edukative për të rinjtë dhe eventeve të përbashkëta si festivale dhe ekspozita, përfshirë edhe Mitrovica Green Festival. Po ashtu, synohet përfshirja më e madhe e komunitetit në iniciativa mjedisore dhe promovimi i vullnetarizmit.
Bashkëpunimi do të realizohet përmes koordinimit të aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimit të ekspertizës dhe mbështetjes institucionale për iniciativa që kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes së mjedisit në Mitrovicë.
Marrëveshja është e vlefshme për një periudhë trevjeçare dhe nuk përfshin implikime financiare direkte për palët, ndërsa projektet konkrete do të zhvillohen përmes marrëveshjeve të veçanta.
Ky partneritet konsiderohet një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një Mitrovice më të gjelbër dhe më të qëndrueshme, përmes bashkimit të kulturës, edukimit dhe veprimit qytetar.
ENG
7 Arte and the Municipality of Mitrovica Sign Agreement for Environmental Protection
The cultural organization 7 Arte and the Directorate for Environmental Protection and Forestry of the Municipality of Mitrovica have signed a cooperation agreement, with the aim of strengthening joint actions for environmental protection and promoting sustainable development.
The agreement, signed by the executive director of 7 Arte, Lulzim Hoti, and the director of the Directorate for Environmental Protection and Forestry, Arjeta Beqiri Hyseni, foresees cooperation in several key areas, including environmental education and awareness, the organization of cultural and ecological activities, as well as the protection of rivers and green spaces.
Within the framework of this agreement, the parties will engage in organizing awareness-raising campaigns, educational activities for youth, and joint events such as festivals and exhibitions, including the Mitrovica Green Festival. In addition, the agreement aims to increase community involvement in environmental initiatives and promote volunteerism.
The cooperation will be carried out through the coordination of joint activities, the exchange of expertise, and institutional support for initiatives that contribute to improving the state of the environment in Mitrovica.
The agreement is valid for a three-year period and does not include direct financial implications for the parties, while concrete projects will be developed through separate agreements.
This partnership is considered an important step toward building a greener and more sustainable Mitrovica, through the unification of culture, education, and civic action.