Një tjetër mundësi për trajnim në Graphic Design po hapet në kuadër të 7Arte Academy, këtë herë me dizajnerin Yll Haxhiu. Trajnimi është i dedikuar për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që duan të mësojnë më shumë për bazat dhe teknikat kryesore të dizajnit grafik, duke përdorur programet profesionale Adobe Illustrator dhe Adobe Photoshop.
Trajnimi synon të ofrojë një bazë të fortë për ata që duan të zhvillojnë kreativitetin e tyre dhe të ndërtojnë aftësi praktike që mund të përdoren në projekte personale apo profesionale. Përmes një qasjeje të orientuar në praktikë, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të eksplorojnë procesin kreativ në dizajn grafik, nga ideja fillestare deri te realizimi i një produkti vizual. Trajnimi gjithashtu ofron një hapësirë për bashkëpunim, shkëmbim idesh dhe zhvillim personal në fushën e dizajnit.
Nëse doni të forconi kreativitetin tuaj dhe të zhvilloni aftësi që mund t’i aplikoni në praktikë, kjo është një mundësi e mirë për ju.
Trajnimi është falas, ndërsa numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.
Vegëza për të aplikuar: https://lnkd.in/dcZVtJng
Afati i fundit për aplikim: 23 Mars, 2026
Ky trajnim ofrohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i Organizatave Mjedisore të Shoqërisë Civile në Kosovë (EECSOK)”, i mbështetur nga Embassy of Sweden in Pristina dhe Community Development Fund – CDF.
Another opportunity for Graphic Design training is opening as part of 7Arte Academy, this time led by designer Yll Haxhiu. The training is intended for young people who want to learn more about the main techniques of graphic design while working with professional tools such as Adobe Illustrator and Adobe Photoshop.
The training aims to provide a strong foundation for those who want to strengthen their creativity and develop practical skills that can be applied in both personal and professional projects.
With a practice-oriented approach, participants will explore the creative process behind graphic design from the initial idea to the final visual product. The training also offers a space for collaboration, exchange of ideas, and personal development within the field of design.
If you want to strengthen your creativity and build skills that you can apply in practice, this opportunity is for you.
The training is free of charge, and the number of participants is limited.
Application link: https://lnkd.in/dcZVtJng
Application deadline: March 23, 2026
This training is offered within the framework of the project “Empowering Environmental Civil Society Organizations in Kosovo (EECSOK)”, supported by the Embassy of Sweden in Pristina and the Community Development Fund – CDF.