Të premten e kaluar, nisi trajnimi Filmmaking for Advocacy nën mentorimin e Eroll Bilibani, duke mbledhur të rinj dhe të reja nga Mitrovica e Veriut dhe Mitrovica e Jugut.
Gjatë sesionit të parë, pjesëmarrësit u angazhuan në diskutime të hapura dhe punë në grupe, ku reflektuan mbi qasjet kreative dhe format filmike që do të përdorin. Trajnimi shërbeu si hapësirë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse për zhvillimin e ideve të para dhe për shkëmbimin e perspektivave të ndryshme.
Përmes artit dhe kulturës, trajnimi krijoi një hapësirë të përbashkët për dialog, njohje dhe ndërtim të besimit ndërmjet të rinjve nga të dyja anët e qytetit. Grupi do të rikthehet pas dy javësh për të vazhduar procesin dhe për të finalizuar punimet e tyre filmike.
Ky aktivitet është pjesë e projektit Arts and Creativity for Change, i implementuar nga 7Arte në Mitrovicën e Jugut dhe PKC Akvarijus në Mitrovicën e Veriut, me synim promovimin e paqes dhe bashkëpunimit ndërkomunitar përmes artit dhe kulturës, duke kontribuar në ndërtimin e paqes përmes artit dhe kulturës. Realizohet në kuadër të projektit Youth 4 Inclusion, Equality, and Trust, nga UNDP Kosova dhe UNFPA, me mbështetjen e Fondit për Ndërtimin e Paqes të OKB-së.