Menu

Thirrje për vullnetarë

Dëshironi një vend argëtues për të zhvilluar aftësitë dhe për të fituar përvojë të vlefshme? Bashkojuni organizates kulturore 7Arte dhe takohuni me njerëz të cilët ndajnë pasionin për arte dhe mjedis!

Vullnetarët në Green Fest janë një pjesë e rëndësishme e festivalit. Asistimi në mënyra të ndryshme në të gjitha fushat e programimit tonë, nga dizajnimi, pikturimi, artizanatet, kopshtaria, hulumtimi dhe kontribuimi në programet kulturore publike, bën që vullnetarët të jenë thelbi i festivalit Green.

Duke filluar nga 03 gushti 2021, në hapësirat e 7Arte, do të keni mundësi për t’i ndarë idetë tuaja dhe të kontribuoni në inicimin dhe implementimin e aktiviteteve të ndryshme, po ashtu të merrni pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore, si: Kinemaja e Hapur Green, Festivali i Muzikës Green, intervenime artistike në hapësira publike, Green Talks dhe aktivitete tjera që do të vetëdijësojnë dhe ndihmojnë komunitetin për një jetë të shëndetshme dhe vetëdijësim për zhvillim të qëndrueshëm.

Për aplikim dërgoni CV tuaj në e-mailin [email protected] deri me datën 01.08.2021.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP