Menu

7Arte hap thirrjen për punëtorinë “Aplikimi i masave të qëndrueshme në dizajnimin e hapësirave urbane”

Ftojmë të gjithë entuziastët nga fusha e arkitekturës, dizajnit, planifikimit hapësinor, sociologjisë, shëndetit publik, bujqësisë, inxhinierisë së mbrojtjes së mjedisit dhe inxhinierisë së energjisë të bëhen pjesë e punëtorisë “Aplikimi i masave të qëndrueshme në dizajnimin e hapësirave urbane”.

Kjo punëtori organizohet në bashkëpunim mes 7Arte dhe YARL (Youth are the real leaders) – Architech Festival. YARL, do të sjellë në Mitrovicë eksperiencën e tyre me fermat urbane nga projekti “(Ri)dizajnimi i hapësirave publike nëpërmjet angazhimit publik (Fermat urbane)” që është implementuar në lagjen Ulpiana në Prishtinë, si pjesë e Architech Festival.

Kjo punëtori realizohet në kuadër të projektit të 7Arte “Harmonia në dizajn: Nxitja e komuniteteve gjithëpërfshirëse dhe miqësore me mjedisin përmes arkitekturës së qëndrueshme”, mbështetur nga KFOS.

Thirrja është e hapur nga 16 deri me 25 tetor.

Vegëza për aplikim: https://forms.gle/pcYPrQQKcukWaDT76

Share this Post!

About the Author : luli


Related post

  TOP