Menu

7Arte antarësohet në rrjetin e qendrave kulturore Trans Europe Halles

TEH%20logo_nr%203Trans Europe Halles (TEH) është një rrjet Europian i qendrave kulturore, të iniciuara nga qytetarët dhe artistët që avokojnë dhe promovojnë kulturën.  Me rreth 80 anëtarë dhe bashkëpunëtorë në të gjithë Europën, rrjeti funksionon si një forum dinamik i ideve, përvojave dhe shkëmbimeve, duke mbështetur anëtarët dhe komunitetin e tyre.

Anëtarët e Trans Europe Halles kanë përvoja të veçanta dhe njohuri se si të transformohen hapësirat e braktisura industriale në qendra të gjallëruara kulturore, duke përfshirë dhe angazhuar artistët dhe komunitetin.  7Arte gjatë këtij viti ka plasuar projekt-idenë e titulluar “TrepçArt , si domosdoshmëri e rivitalizimit të zonës industriale të Fafosit/Trepçës, në një hapësirë që do mbështeste e promovonte artin, industrinë kreative, si dhe projektet kulturore me karakter ndërkombëtarë.

Duke qenë se Trans Europe Halles kontribuon në ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme për sektorin e pavarur kulturor, përfshirja e organizatës 7Arte në këtë rrjet, do të sjell ide dhe zhvillime të reja kulturore në rajonin e Mitrovicës dhe më gjerë.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP