Menu

“7 arte” ndan përvojat me Forumin Rinor Ballkanik

Forumi Rinor Ballkanik u zhvillua nga 18 deri më 21 tetor në Kosovë. Në këtë ngjarje morën pjesë 70 pjesëmarrës nga 5 vende të Ballkanit. 7Arte u përfaqësua nga z.Lulzim Hoti, me çrast prezantoi përvojat si dhe rezultatet e arritura në skenën e zhvillimeve kulturore në komunën e Mitrovicës, si dhe rikujtoi se dy prej projekteve të fundit kanë angazhuar drejt për së drejti të rinjtë, me qëllim që të japing kontributin e tyre në proceset vendimmarrëse. Nga organizatorët, njëherit janë prezantuar edhe gjetjet fillestare të studimit krahasues në temën e pjesëmarrjes së të rinjve në jetën kulturore.

Platforma Rajonale e Ballkanit për Pjesëmarrjen dhe Dialogun e Rinisë koordinohet nga ALDA dhe realizohet së bashku me 7 LDA nga Ballkani Perëndimor dhe ALDA Shkup. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP