Menu

Thirrje për punë – Zyrtar/e për komunikim

THIRRJE PËR PUNË – Zyrtar/e për komunikim

Periudha e angazhimit: Janar 2026 – Dhjetor 2027
Vendi i punës: Mitrovicë
Orari: Kohë e plotë


Përshkrimi i organizatës

7Arte është organizatë joqeveritare që vepron në fushën e kulturës, mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Përmes projekteve të ndryshme, 7Arte synon të nxisë pjesëmarrjen qytetare, krijimtarinë artistike dhe ndërgjegjësimin për mbrojtjen e mjedisit.

Në kuadër të aktiviteteve për forcimin e komunikimit publik, transparencës dhe ndikimit të organizatës në komunitet, 7Arte shpall thirrjen për pozitën:


Pozita: Zyrtar/e për komunikim

Afati i kontratës: 01.01.2026 – 31.12.2027


Përgjegjësitë kryesore:

  • Zhvillimi dhe zbatimi i strategjisë së komunikimit dhe imazhit publik të organizatës;
  • Përgatitja dhe publikimi i përmbajtjes për rrjetet sociale, faqen zyrtare të internetit dhe kanalet e tjera mediale;
  • Hartimi i njoftimeve për media, buletineve, postimeve dhe materialeve promovuese (video, foto, newsletter, artikuj);
  • Mbështetje në organizimin dhe komunikimin publik të ngjarjeve kulturore dhe mjedisore;
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve me media lokale, kombëtare dhe ndërkombëtare;
  • Koordinim me ekipin e projekteve për promovimin e aktiviteteve dhe rezultateve të arritura;
  • Përgatitja e raporteve të komunikimit dhe raportimit vizual (foto, video, publikime) për donatorët dhe partnerët;
  • Sigurimi që të gjitha komunikimet të jenë në përputhje me identitetin vizual të organizatës, politikat e komunikimit dhe rregulloret për transparencë të OJQ-ve;
  • Menaxhimi i arkivës digjitale të materialeve të komunikimit (fotografi, video, publikime, dokumente promovuese);
  • Kontribut në përmirësimin e qasjes së publikut në informacion dhe rritjen e dukshmërisë së aktiviteteve.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Diplomë universitare në komunikim, gazetari, marrëdhënie me publikun, marketing ose fusha të ngjashme;
  • Minimum 3–5 vite përvojë pune në komunikim publik, OJQ, media ose institucione të tjera relevante;
  • Njohuri të shkëlqyera në shkrimin profesional, redaktimin dhe krijimin e përmbajtjeve multimediale;
  • Aftësi shumë të mira në përdorimin e rrjeteve sociale, platformave digjitale dhe mjeteve vizuale (Canva, Adobe, etj.);
  • Njohuri të mira të komunikimit institucional dhe raportimit për donatorë e partnerë ndërkombëtarë;
  • Aftësi shumë të mira organizative, bashkëpunuese dhe të menaxhimit të kohës;
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe shumë të mira të gjuhës angleze (në shkrim dhe të folur);
  • Njohuri bazike të legjislacionit për OJQ-të, transparencën dhe mbrojtjen e të dhënave personale janë përparësi.

Ofrohet:

  • Kontratë pune për periudhë 24 mujore (01.01.2026 – 31.12.2027) me mundësi vazhdimi;
  • Ambient profesional, bashkëpunues dhe kreativ;
  • Mundësi zhvillimi profesional përmes trajnimeve dhe mentorimit në fushën e komunikimit publik dhe mjedisor;
  • Pjesëmarrje në aktivitete kulturore, mjedisore dhe rrjete ndërkombëtare të partnerëve të organizatës.

Aplikimi:

Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë:

  • CV-në e përditësuar,
  • Një letër motivuese që tregon përvojën në fushën e komunikimit dhe interesin për punën në OJQ,
  • Dy kontakte reference,

në adresën: [email protected],
me subjektin: Aplikim –Zyrtar/e për komunikim,
deri më 01 dhjetor 2025, ora 17:00.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP