THIRRJE PËR PUNË – Koordinator/e i/e Programit Mjedisor
Periudha e angazhimit: Janar 2026 – Dhjetor 2027
Vendi i punës: Mitrovicë
Orari: Kohë e plotë
Përshkrimi i organizatës
7Arte është organizatë joqeveritare që promovon zhvillimin e qëndrueshëm përmes ndërthurjes së kulturës, artit dhe mjedisit. Organizata synon të nxisë ndërgjegjësimin publik për çështje mjedisore, të forcojë pjesëmarrjen qytetare dhe të kontribuojë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore të Kosovës.
Në kuadër të programit shumëvjeçar për integrimin e komponentës mjedisore në sektorin kulturor dhe komunitar, organizata shpall thirrjen për pozitën:
Pozita: Koordinator/e i/e Programit Mjedisor
Afati i kontratës: 01.01.2026 – 31.12.2027
Përgjegjësitë kryesore:
- Zhvillimi dhe koordinimi i aktiviteteve që lidhen me zhvillimin e programeve mjedisore dhe zbatimin e politikave të gjelbra brenda organizatës;
- Hartimi, zbatimi dhe monitorimi i planeve mjedisore për projektet e organizatës;
- Sigurimi që aktivitetet të jenë në përputhje me legjislacionin mjedisor të Republikës së Kosovës, si dhe me standardet ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit;
- Përgatitja e analizave, raporteve dhe dokumenteve strategjike që lidhen me qëndrueshmërinë, klimën dhe biodiversitetin;
- Zhvillimi/Asistimi i trajnimeve dhe punëtorive për ngritje të kapaciteteve mjedisore të stafit dhe komunitetit;
- Mbikëqyrja e zbatimit të eko-standardeve në projektet kulturore (menaxhimi i mbeturinave, kursimi i energjisë, përdorimi i materialeve të qëndrueshme, etj.);
- Hartimi dhe koordinimi i projekteve të reja mjedisore në bashkëpunim me partnerë lokalë dhe ndërkombëtarë;
- Kontribut në procesin e raportimit teknik dhe financiar, si dhe në përgatitjen e aplikimeve të reja për financim;
- Përfaqësimi i organizatës në takime, forume dhe rrjete rajonale e evropiane për çështje të mjedisit dhe klimës.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë universitare në Shkenca Mjedisore, Inxhinieri Mjedisore, Biologji, Menaxhim të Burimeve Natyrore apo fusha të ngjashme (Masteri është përparësi);
- Minimum 5 vite përvojë pune në fusha të lidhura me mjedisin, zhvillimin e qëndrueshëm, ose projektet komunitare mjedisore;
- Njohuri të shkëlqyera të legjislacionit mjedisor të Republikës së Kosovës, përfshirë ligjin për mbrojtjen e mjedisit, menaxhimin e mbeturinave dhe burimeve natyrore;
- Përvojë në hartimin, menaxhimin dhe raportimin e projekteve të financuara nga donatorë ndërkombëtarë;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe udhëheqjeje;
- Njohuri të mira të teknologjive të gjelbra, energjisë së rinovueshme dhe menaxhimit të qëndrueshëm;
- Aftësi shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze, në të folur dhe në të shkruar;
- Aftësi për punë në terren dhe udhëtime në komunat partnere në kuadër të projekteve.
Ofrohet:
- Kontratë pune për periudhë 24 mujore (01.01.2026 – 31.12.2027) me mundësi vazhdimi.
- Mundësi zhvillimi profesional në fushën e mjedisit dhe politikave të gjelbra;
- Ambient pune bashkëpunues, me fokus në inovacion dhe ndikim shoqëror;
- Pjesëmarrje në trajnime dhe forume ndërkombëtare për zhvillim të qëndrueshëm.
Aplikimi:
Kandidatët e interesuar ftohen të dërgojnë:
- CV-në e përditësuar,
- Një letër motivuese që shpjegon përvojën në fushën e mjedisit dhe arsyen e interesimit,
- Dy kontakte reference,
në adresën: [email protected],
me subjektin: Aplikim –Koordinator/e i/e Programit Mjedisor,
deri më 01 dhjetor 2025, ora 17:00.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.