Të enjten e kaluar, UBT Kosovo, në bashkëpunim me 7Arte, prezantuan një ekspozitë pop-up me punime të studentëve të programit Art dhe Media Digjitale, e cila u zhvillua në hapësirat e 7Arte Academy në Mitrovicë.
Paralelisht, gjatë të njëjtës mbrëmje, u mbajt edhe një ekspozitë tjetër me punime të këtyre studentëve në Qendrën e Kulturës, duke krijuar një përvojë artistike të shpërndarë në dy hapësira publike dhe duke nxitur ndërveprimin me audienca të ndryshme.
Ekspozita solli së bashku praktika bashkëkohore që eksplorojnë kulturën vizuale, proceset digjitale dhe eksperimentimin artistik. Punimet e prezantuara reflektuan qasjen krijuese, kritike dhe hulumtuese të studentëve, si dhe lidhjen mes hapësirës fizike dhe mendimit digjital.
Formati pop-up theksoi përkohshmërinë, spontanitetin dhe angazhimin publik, duke ofruar një pasqyrë të proceseve krijuese dhe gjuhëve konceptuale që po zhvillohen brenda programit Art dhe Media Digjitale.
________________________________________________________________________________________________________________
Pop-up Exhibition by UBT Students
Last Thursday, UBT Kosovo, in collaboration with 7Arte, presented a pop-up exhibition featuring works by students of the Art and Digital Media program. The exhibition took place at the premises of 7Arte Academy in Mitrovica.
At the same time, a parallel exhibition showcasing the students’ works was held at the Cultural Center, creating a distributed artistic experience across two public spaces and encouraging engagement with diverse audiences.
The exhibition brought together contemporary practices that explore visual culture, digital processes, and artistic experimentation. The presented works reflected the students’ creative, critical, and research-based approaches, as well as the relationship between physical space and digital thinking.
The pop-up format emphasized temporality, spontaneity, and public engagement, offering insight into the creative processes and conceptual languages developing within the Art and Digital Media program.