Menu

Kolegji IBC-M nderon me mirënjohje organizatën 7Arte

International Business College Mitrovica, në kuadër të IBC-M International Week, organizoi një ngjarje të njohur si Appreciation Day e cila mblodhi së bashku të gjithë përkrahësit e IBC-M, donatorë e partner vendor e ndërkombëtar.

Në shenjë vlerësimi, IBC-M i ndau çertifikatë mirënjohje organizatës 7Arte si dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar në misionin e Kolegjit,

Të pranishmit u mirëpritën nga drejtoresha e Kolegjit Znj. Mihone Kerolli Mustafa e cila falenderoi përzemërsisht donatorët, si dhe të gjithë partnerët që kanë qënë pranë IBC-M që nga fillimi e deri më sot. Znj. Kerolli theksoi se të gjithë në IBC-M ndihen shumë krenar për punën e bërë deri më sot në ofrimin e një arsimimi të lartë cilësor për të gjithë komunitetet në Kosovë.

Vlenë të kujtojmë se që prej vitit 2014, organizata 7Arte vazhdimisht ka angazhuar studentët e IBC-M në programet për punë vullnetare, praktikë, vizita studimore, e punësim.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP