Menu

7 ARTE FITON TË DREJTËN TË MIRËPRES 200 ORGANIZATA KULTURORE NË MITROVICË

Kuvendin e Përgjithshëm të rrjetit evropian Trans Europe Halles, organizata kulturore 7Arte u përzgjodh me shumicë votash për ta organizuar edicionin e vitit 2027 të TEH Camp Meeting – një nga ngjarjet më të rëndësishme të bashkëpunimit kulturor në Evropë.

Në vitin 2027, Mitrovica do të mirëpres rreth 200 organizata kulturore nga mbi 40 shtete, duke e shndërruar qytetin në një qendër të shkëmbimit artistik, rrjetëzimit profesional dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Ky zhvillim përfaqëson një moment historik për 7Arte dhe për gjithë skenën e pavarur kulturore të Kosovës, duke ofruar mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e vlerave lokale, forcimin e ekonomisë kulturore dhe rigjallërimin e Mitrovicës në të dy anët e lumit Ibër.

Trans Europe Halles është një rrjet me rreth 200 qendra kulturore të pavarura, që mbështet transformimin e hapësirave të braktisura në qendra të gjalla për artin dhe komunitetin.

Përmes kampit të vitit 2027, 7Arte synon ta vendos Mitrovicën në hartën evropiane të qendrave kulturore, duke i shndërruar hapësirat kulturore e publike në një burim të ri për zhvillim të qëndrueshëm, kreativitet dhe bashkëjetesë.

Qëndroni me ne – ura të reja po ndërtohen!

————-

7 ARTE TO HOST OVER 200 CULTURAL ORGANIZATIONS IN MITROVICA

At the General Assembly of Trans Europe Halles (TEH), one of Europe’s leading networks of independent cultural centers, the organization 7Arte from Mitrovica was elected by majority vote to host the 2027 TEH Camp Meeting – one of the most important cultural cooperation events in Europe.

In 2027, Mitrovica will open its doors to around 200 cultural organizations from over 40 countries, turning the city into a hub of artistic exchange, professional networking, and international cooperation.

This milestone marks a historic moment not only for 7Arte but also for Kosovo’s entire independent cultural scene. It’s a unique opportunity to promote local values, strengthen the cultural economy, and revitalize Mitrovica – on both sides of the River Ibër.

Trans Europe Halles is a network of nearly 200 independent cultural centers that supports the transformation of abandoned spaces into vibrant places for art and community.

Through the 2027 Camp Meeting, 7Arte aims to place Mitrovica firmly on Europe’s cultural map, transforming cultural and public spaces into engines of sustainable development, creativity, and coexistence.

Stay with us – new bridges are being built!

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP