Menu

THIRRJE PËR VULLNETARË – 2017

Rreth 7Arte

7Arte promovon dhe zhvillon një kulturë të përbashkët evropiane, si dhe përkrah artistët Kosovar që të prezentohen denjësisht në nivelin ndërkombëtar. 7Arte luan rolin e një qendre alternative kulturore dhe ofron aktivitete siç janë: punëtori audio-vizuele, festival të muzikës, shfaqje të filmave në ambient të hapur, performancë artistike në rrugë, netë poetike, panaire, programe të shkëmbimitdhe edukative, si dhe askione të ndryshme për mbrojtjen e mjedisit.

Dëshironi të involvoheni në komunitetin tuaj?

Dëshironi një vend argëtues për të zhvilluar aftësitë dhe për të fituar përvojë të vlefshme? Bashkojuni 7Arte dhe takohuni me njerëz të cilët ndajnë pasionin për art dhe mjedis!

Vullnetarët në 7Arte janë një pjesë e rëndësishme e organizatës sonë. Asistimi në mënyra të ndryshme në të gjitha fushat e programimit tonë, nga dizajnimi, pikturimi, artizanatet, kopshtarisë, hulumtimit dhe kontribuimi në programet kulturore publike, bën që vullnetarët të jenë thelbi iorganizatës 7Arte.

 

Bashkohu në aksionin tonë të parë vullnetar

Duke filluar nga 20 qershor 2017, në hapësirat e 7Arte, do të keni mundësi për t’i ndarë idetë tuaja dhe të kontribuoni në iniciimin dhe implementimin e aktiviteteve të ndryshme po ashtu të merrni pjesë në aktivitete të ndryshme kulturore multidisiplinare, si Grupet e Gjelbërta, Panairi i Gjelbër dhe artizanateve,  Punëtoritë për film dokumentar, Kinemaja e Hapur Green, Festivali i muzikës Green, Konkursi Art përmes riciklimit dhe aktivitete tjera që do të vetëdijësojnë dhe ndihmojnë komunitetin për një jetë të shëndetshme dhe vetëdijësim për zhvillim të qëndrueshëm.

Përfitimet e vullnetarëve

7Arte do i’u mbulojë shpenzimet ditore për vullnetarët si dhe do t’i mbulojë shpenzimet e transportit (nëse është e nevojshme).

Ndër të tjera, pjesëmarrësit do të përfitojnë:

  • Mundësinë për zhvillimin e aftësivetë reja
  • Mundësi për njoftimdhe shoqëri mes të rinjve.
  • Të jenë pjesë e një eventi përmbyllës

 

Ju lutemi plotësoni Formën e aplikimit për vullnetarë në linkun e mëposhtëm deri më 10 Qershor 2017: https://goo.gl/forms/X1SLYizOBqDrqRt13

 

Për çdo sqarim shtesë apo informatë na kontaktoni përmes e-mailit: [email protected]

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP