Menu

Sot me muzikë përmbyllet Green Fest 9

Sonte në hapësirat e AquaPark në Mitrovicë do përmbyllet edicioni i nëntë i festivalit Green. Në skenën pranë lumit Ibër do performojnë artist të ndryshëm si: Mr Rez (DJ reggae), Sytë, Flaka Krelani, Gima & Band dhe Elton Deda.

Krahas performancës, për të pranishmit GAIA Kosovo do të ndajë informacione mbi çështjet mjedisore, me fokus në grohjen globale. Ndërsa në anën tjetër punime kreative me mesazhe të nxjerra nga puntoritë me të rinj do ekspozohen dhe do shërbejnë si dekore të skenës.

Aktivitete të natyrave të ngjajshme me kauzën për nënën natyrë, pritet të implementohen edhe gjatë muajve në vijim.

Ky festival organizohet nga 7Arte dhe është mbështetur nga Zyra e BE-së në Prishtinë përmes programit Kultura për Ndryshim, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit – MKRS dhe Drejtoria e Kulturës Rinisë dhe SportitDKRS, Komuna e Mitrovicës.

Green Fest 9 closes with music tonight

The ninth edition of the Green Festival will end tonight in the space of Aqua Park in Mitrovica. On the scene near the Iber River will perform different artists such as: Mr Rez (DJ reggae), Sytë, Flaka Krelani, Gima & Band dhe Elton Deda.

Along with the performance, GAIA Kosovo will share information on environmental issues with focus on global warming. While on the other hand, creative works with messages drawn from youth workshops will be exhibited and will serve as scene decorations.

Activities of the similar nature with the cause of the Mother Nature are expected to be implemented even in the following months.

This festival is organized by 7Art and is supported by European Union Office in Pristina throughout the program Culture for Change, Ministry of Culture, Youth and Sport –MKRS, Directory of Culture, Youth and Sport –DKRS, Municipality of Mitrovica.

 

 

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP