Menu

Skena kulturore e Mitrovicës ballafaqohet me sfida të ndryshme

Rrjeti i Organizatave të Kulturës-Mitrovicë ka mbajtur një debat me drejtorin e DKRS’se Z.Tafil Peci, duke u fokusuar në sfidat e dala gjatë pandemisë dhe hapat që duhet ndërmarrë në dobi të sektorit të kulturës. Ky aktivitet ka ardhur si rezultat pas një raporti të shkurtër të nxjerrë nga RROK, e që ka shpërfaqë sfidat dhe gjendjen e skenës së pavarur kulturore gjatë pandemisë COVID-19 në Mitrovicë.

Që në fillim të takimit u theksua se si çdo sektorë tjetër, pandemia ka ndikuar negativisht edhe skenën kulturore duke e zënë në një situatë të pazakonshme, të befasishme dhe se puntorët e këtij sektori janë detyruar të funksionojnë nga shtëpitë e tyre, duke ofruar aktivitete të ndryshme edukative e artistike përmes mediave sociale dhe komunikimit virtual. Në anën tjetër Z.Peci – Drejtor pranë DKRS’së, ndër të tjera njoftoi të pranishmit edhe për sfidat me të cilat janë ballafaquar instutucionet varëse të kësaj drejtorie, duke mbyllur shumë nga këto insitucione dhe duke anuluar një mori aktivititesh sipas masave të kërkuara nga institucionet relevante.

Si masë për zbutjen e sfidave të shkaktuara nga pandemia, z.Peci u zotua se DKRS do të shpall thirrjen publike gjatë ditëve në vijim me anë të së cilës do synojë të mbulojë shpenzimet e obligimeve financiare, si në fushën e kulturës, poashtu edhe të sportit.

Njëherit DKRS mbanë shpresën për alokimin e një granti në vlerë prej 300 mijë eurosh për një projekt dy vjeçarë, të financuar e premtuar nga Banka Botërore, me theks të veçantë për nevojat e sektorit të rinisë, mirëpo deri më tani ky projekt ka ngecë dhe se janë në pritje për të marrë ndonjë informatë shtesë. Të pranishmit shprehën shqetësimin edhe për mungesën e hapësirave kulturore duke rikujtuar se shumë nga objektet kulturore tashmë janë komercializuar dhe se ky sektor ballafaqohet me mungesë të hapësirave e infrastrukturës adekuate për të plotësuar nevojat e secilit institucion. Përfaqësuesit e organizatave kulturore ngritën edhe çështjen e mungesës së drejtorëve në institucionet varëse të DKRS’së, si dhe shprehën gatishmërinë po qe nevoja ta përkrahin DRKS’në në kërkesat e saj karshi komunës, deri në sigurimin dhe plotësimin e vendeve të parapara me ligj për drejtor të institucioneve varëse. Për për gati tre vite nuk ka drejtor të Bibliotekës “Latif Berisha”, drejtor të teatrit të qytetit “Muharrem Qena”,drejtor të “Muzeut të Qytetit”, drejtor të qendrës së kulturës “Rexhep Mitrovica” drejtor të Galerisë së artit, e as shef të kulturës pranë DKRS-së. Madje, kjo situatë u konstatua se është mëse urgjente, ngase që nga paslufta nuk ka ndodhur të mos ketë drejtor të këtyre institucioneve për kaq kohë të gjatë dhe se mungesa e tyre krijon vështërsi të tjera. Në këtë drejtim z.Peci u zotua se disa nga drejtorët do të emërohen deri në fund të këtij viti, si dhe të plotësohet pozita e shefit të kulturës.

Krejt në fund u konstatua se ky sektor mjaftë i rëndësishëm për shoqërinë, duhet gjetur mënyra për tu rimëkëmbur, madje duke e trajtuar edhe si prioritet tek institucionet në nivel qendor si dhe ato ndërkombtare në vend. Palët ranë dakort për të parë mundësitë e bashkëpunimit ndër institucional me qëllim të evitimit sa më të lehtë të situatave të paparashikuara sikur kjo me shfaqjen e pandemisë, si dhe për zgjidhjen e problemeve të ndryshme në këtë fushë.

Ky aktivitet është mundësuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Europian, në kuadër të projektit ‘Hapësirat Kulturore të Kosovës’ të implementuar nga Anibar, Lumbardhi, 7Arte dhe Pogon. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e 7Arte dhe jo domosdoshmërisht reflekton pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP