Menu

Sfitad e zhvillimit kulturor në Mitrovicë – Hapat e mëtutjeshëm

Me 22 Shkurt 2016, në Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” në Mitrovicë u mbajtë konferenca “Sfidat e zhvillimit kulturor në Mitrovicë- hapat e mëtutjeshëm” në të cilën morën pjesë përfaqësuesë të institucioneve kulturore të Mitrovicës, në krye me drejtorin e DKRS-ës Z. Tafil Peci, përfaqësuesi i Rrjetit të organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës -Forumi Kulturor, Z.Hajrulla Çeku , si dhe përfaqesuesë nga Rrjeti i Organizatave Kulturore të Mitrovicës dhe aktivistë të shoqërisë civile.

Në pjesën e parë të konferencës, përfaqësues të qeverisjes lokale dhe të skenës së pavarur diskutuan mbi sfidat dhe zhvillimet kulturore në nivel lokal, si dhe nga organizatorët u prezantuan rezultatet e nxjerra nga hulumtimi i bërë me qytetarët.

Përgjatë pjesës së dytë të konferencës Z.Migjen Abrashi nga OJQ “Mundësia” prezantoi të gjeturat e nxjerra përmes intervistave dhe fokus grupeve të realizuara me përfaqësuesit e institucioneve kulturore dhe organizatave të pavarura kulturore në Mitrovicë. Pas kësaj, të pranishmit u fokusuan më shumë në hapat e mëtutjeshëm dhe si rezultat i një debati konstruktiv u nxorrën këto rekomandime, që:

 

  • Në koordinim në mes të DKRS-ës dhe Organizatave të Shoqërisë Civile të Mitrovicës të fillojë procesi i përpilimit të buxhetit për kulturë, për vitin 2017.
  • Që të vazhdohet me hapat e mëtutjeshëm drejtë përpilimit të strategjisë kulturore e gjithëpërfshirëse për komunën e Mitrovicës.
  • Të bëhet shtytje më e madhe drejt inicimit të projekteve për gjurmime arkeologjike në zonën e Shalës së Bajgorës, si dhe rikonstruimin e mbrojtjen e objekteve të trashëgimisë kulturore në regjionin e Mitrovicës, si dhe
  • Që DKRS dhe RROK, të gjejnë format institucionale për zhvillimin dhe mbështetjen e kuadrove deficitare në sektorin e kulturës.

Konferenca “Sfidat e zhvillimit kulturor në Mitrovicë – hapat e mëtutjeshëm” u organizua në kuadër të projektit “Politikat kulturore në fokus të RROK të Mitrovicës” i cili ka për qëllim fuqizimin dhe ngritjen e kapaciteteve të operatorëve kulturor dhe identifikimin e problemeve aktuale të sektorit të kulturës në nivel lokal.

Gjatë zhvillimit të projektit 7Arte ka implementuar një sërë aktivitete dhe hulumtime mbi gjendjen e kulturës dhe problemet aktuale të këtij sektori në Mitrovicë. Intervista, debate, pyetësorë dhe fokus grupe janë zhvilluar me qytetarët e Mitrovicës, institucionet dhe me anëtarët e RROK të Mitrovicës. Krejt ne fund do të dilet me një publikim mbi gjendjen aktuale të sektorit kulturor në Mitrovicë.
Për informata shtesë luteni të gjeni raportin e bashkangjitur.

Ky projekt është mbështetur nga CBM dhe KRYM në kuadër të projektit ‘’Shoqëria civile po ju vëzhgon: në kërkim të transparencës dhe llogaridhënies në nivel lokal’’që mbështetet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe bashkë-financohet nga Agjencioni Austriak për zhvillim, Ambasada e Holandës në Prishtinë dhe Fondacioni MOTT, kurse implementohet nga Community Building Mitrovica (CBM) dhe Koalicioni : Qendra për Rini, Burime dhe Media.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.

Related post

  TOP