Menu

COVIDEO për shpresë

Ndani veprat tuaja artistike përmes nismës virtuale COVIDEO

Si shumë organizata tjera kulturore edhe 7Arte ka vendosur që të vazhdojë punën nga shtëpitë. Andaj, duke u thirrur në vet qëllimin e organizatës sot ka plasur një nismë promovuese me qëllim të promovimit të artistëve kosovarë e evropianë të cilët gjatë këtyre ditëve të vështira realizojnë punime artistike. Kjo nismë do ju shpërndahet rrjeteve të ndryshme në mbarë Evropën, ku 7Arte është e përfaqësuar si organizatë.

U bëjmë thirrje të gjithë artistëve anekënd Evropës që të dërgojnë video materialet e tyre artistike të realizuara gjatë kohës së pandemisë, që t’i promovojmë më tutje përmes nismës virtuale: COVIDEO për shpresë

Andaj, artistë të profileve të ndryshme, nëse keni prodhuar një video artistike të çfarëdo lloj arti, dhe dëshironi ta ndani me të tjerët , 7Arte do të jetë njëra prej faqeve të duhura për promovimin tuaj, si dhe ruajtjen e kësaj krijimtarije video-artistike të realizuar përgjatë kohës së pandemisë.

Videot mund t’i dërgoni përmes wetransfer.com në këtë email adresë: [email protected], ose përmes viber e whatsup +383 49 806 462

Njëherit 7Arte u bënë ftesë subjekteve nga fusha e IT-së që do mund të asistonin dhe bashkëpunonim në këtë drejtim duke e çuar edhe më tej këtë koncept-ide si një formë e re e lidhjes së njerëzve dhe artistëve, duke u ofruar qytetarëve më shumë shpresë.

 

English:

Share your artwork through COVIDEO

We encourage all artists across Europe to submit their own artistic videos made during this pandemic time, to further promote them through the virtual initiative: COVIDEO for hope.

So, artists of different profiles, if you have produced an art video of any kind, and want to share it with others, 7Arte will be one of the proper channels for your promotion, as well as the preservation of this artistic video art realized throughout the time of the pandemic.

Videos can be sent via wetransfer.com to this email address: [email protected], or via viber and whatsup +383 49 806 462

COVIDEO for hope

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP