Menu

Misioni i organizatës:

Të mbështes artistët Kosovarë; të zhvillojë e promovojë një kulturë të përbashkët Evropiane.  

 

Programet:

Të fuqizoj artet, kulturën dhe industrinë kreative si një forcë drejt krijimit të një regjioni gjithëpërfshirës, paqësor dhe të qëndrueshëm. 

Prej të cilave janë nxjerrë tri programe e qëllime strategjike, kyçe:

  1. Mbrojtja dhe promovimi i vlerave kulturore-artistike
  2. Fuqizimi i të rinjëve të rajonit të Mitrovicës; dhe 
  3. Promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm në rajonin e Mitrovicës; 

Vlerat 

7Arte eshtë një organizatë e cila në mes të aktiviteteve kulturore, artistike dhe sensibilizuese e vetëdijeson, promovon dhe zhvillon jetën socio-kulturore në regjionin e Mitrovicës e më gjerë. 

Ne besojmë në një të ardhme të shëndoshë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, andaj aktivitete tona përqendrohen në ofrimin e mjediseve më gjithëpërfshirëse, informuese e rekreative, ku të rinjtë e gratë krahas argëtimit mund të zhvillojnë të menduarit kritik, rrisim pjesëmarrjen në proceset vendimarrëse, zhvillojnë një shoqëri të hapur e demokratike, si dhe të ngrisin kapacitetet e tyre profesionale e kreative.

Njëherit, ne besojmë se arti, kultura dhe mjedisi luajnë një rol të veçantë në krijimin e një harmonie multietnike, gjithëpërfshirëse ndaj zhvillimit të një shoqërie të qëndrueshme dhe të zhvilluar.

Ne besojmë në vlerat evropiane dhe njëherit besojmë  se kultura, artet dhe gjithë industria kreative e prodhuar në Kosovë, vetëm se e plotëson boshllëkun e mozaikut kulturor evropian. Në botën e sotme dixhitale, artet paraqesin të paparashikuarat dhe hapin perspektiva të reja përtej zgjidhjeve të drejtuara nga tregu. Në këtë kuptim, artet dhe kultura janë një përgjigje e rëndësishme ndaj tensioneve kulturore, sociale, mjedisore, ekonomike e fetare, që ekzistojnë brenda shoqërive si në nivel rajonal po ashtu edhe atë Evropian.

  TOP