|
Dizejnuar nga 7arte, DOKO YOMI- (Dokumentimi i të rinjve të Kosovës në Mitrovicë) është një puntori filmi dokumentar që involvon të rinj të të gjitha komuniteteve të Mitrovicës. DOKO YOMI (DOcumenting KOsovo’s YOuth in MItrovica) synon të ngrisë bashkpunimin artistik dhe ndërkulturor në mes të rinjve mitrovicas duke prodhuar një seri filmash të shkurtër dokumentar. Rezultat kyq i kësaj puntorie do të jenë 9 filma të shkurtër dokumentar që do të krijohen nga grupet punuese të puntorisë. Këta filma do të portretizojnë të rinj mitrovicas, poashtu do të trajtojnë tema të ndryshme sociale si, të drejtat e njeriut, mbrojtja e mjedisit etj.
Në puntori do të marrin pjesë 24 të rinj të regjionit të Mitrovicës. Qysh në fillm të projektit ata do të mbikqyren nga një ekipë profesionale.
Në këtë puntori pjesëmarrësit do të mësojnë të shkruajnë, xhirojnë dhe editojnë për film dokumentar.
Menjëherë pas projektit, filmat e prodhuar në kuadër të DOKO YOMI do të shfaqen në aktivitetin veror “Kinema e Hapur n’Ibër 4” si dhe do të udhëtojnë drejtë festivaleve të organizatave partnere në Ballkan dhe BE.
KUSH MUND APLIKOJË?
Të rinj të moshës prej 18 deri 30 vjeçe të regjionit të Mitrovicës, përfaqësues të të gjitha komuniteteve në Mitrovicë.
Preferohet përvojë paraprake në fotografi dhe filmbërje, por mbi të gjitha ne do ti japim përparësi entuziastëve të filmit, nxënësve dhe studentëve të përkushtuar, të cilët dëshirojnë të ngrisin shkathtësitë e tyre nga kjo lëmi.
SI TË APLIKONI?
Çdo i ri, nga mosha 18 -30 vjeçe, duhet të shkarkoj dhe plotësojë aplikacionin, ti’a bashkangjes një CV dhe ta dërgojë para 20 prillit në: shtatearte@yahoo.com ose t’i sjellin në zyret e “7arte”
Kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga 7arte me 27 prill 2012.
Mbështetur nga:
"Këndi kreativ 7Arte" është një kafe-librari në katin e 6-të në objektin e ish-OSBE-së në Mitrovicë. "Këndi kreativ " është në zemër të qytetit të Mitrovicës dhe udhëhiqet nga organizata jo-fitimprurëse kulturore 7arte. Ky është një vend-takim i hapur për të rinjtë të cilët mund të diskutojnë dhe të zhvillojnë idetë e tyre të reja në mënyrë që të bëjnë ndryshime pozitive në shoqëri, si në nivel lokal dhe atë global. |
| ASOCACIONI "7arte" mbështet artistët e rinj kosovarë, në veçanti filmbërësit, dhe zhvillon e promovon një kulturë të përbashkët evropiane. shkarko: profili 7arte.pdf Që nga viti 2006 Asocacioni 7arte është anëtar i barabartë në Rrjetin e Kinemasë së re Evropiane -NISI MASA, me ç'rast përfaqëson Kosovën në mesin e nëntëmdhjetë organizatave tjera të Evropës. Profili ynë
NISI MASA është një rrjet Evropian që mbledhë qindra entuziastë të rinjë të filmit, nga 19 shtete. NISI MASA përbëhet prej organizatave nacionale me profile të ndryshme, e që të gjitha përbëhen nga Evropian të rinjë që ndajnë një pasion të përbashkët: kinemanë.Të zbulojmë dhe promovojmë talentë të rinjë të filmit.
QËllimet tona
• Të kujdeset për vetëdijësimin Evropian duke pasur si mjet kinemanë,
• Të zhvillojë projekte ndër-kulturore të kinemasë.
• Të krijojë një platformë të diskutimit dhe bashkëpunimit për filmbërësit Evropian.
Aktivitetet kryesore:
NISI MASA, për çdo vit mbanë një Garë Evropiane për Skenar të shkurtë të Filmit për të gjithë ata të rinjë ndërmjetë moshës 18 dhe 28, dhe ndihmon skenaristët fitues drejt prodhimit e distribuimit të tyre. NISI MASA po ashtu, përgjatë gjithë vitit organizon aktivitete të larmishme që fokusohen në kinemanë Evropiane: leksione, seminare, shfaqje të filmave, takime dhe puntori (në kritikën e filmit, shkrim të skenarit dhe regjisë) në qytete të ndryshme (Stamboll, Paris, Mitrovicë, Vienë, Budapest, etj). Këto ngjarje kulturore zakonisht mbahen në të njejtën kohë me festivale të filmit nëpër Evropë.
RRJETI
7arte (Kosovë) : Cinestesia (Spanjë) : Ciné-Script (Belgjikë) Cras Tibi (Hungari) : Argo (Rumani) : Euphoria Borealis (Finlandë): FilmArche (Gjermani) : Franti (Itali) : Fresh Film Festival (Republika Çeke) :Kino5 (Austri) : Seven (Bullgari) : MeccaPANZA (Holandë) Moviement (Rusi) : NISI MASA (Francë) : NISI MASA (Maqedoni) : NISI MASA (Poloni) : Nisi Mini (Suedi) Palunko + Kino Klub Zagreb (Kroaci) : NISI MASA (Turqi )
GJASHTE EDICIONET E PARA
Që nga 7 organizata të shteteve dhe 250 skenare filmi në vitin 2002, gara është zgjeruar jashtë parashikimeve. Sot, 19 shtete kanë qasje në garë. Prej Spanje në Turqi, duke përparuar është bërë një DUHET TE për të gjithë talentët e rinjë Evropian që provojnë të drejtojnë filmat e tyre të shkurtër. Për herë të parë, kjo garë do organizohet edhe në Çeki, fal involvimit të këtij shteti në rrjetin tonë përgjatë muajit Mars 2008.
E reja e kësaj gare është që: temat e garës, vendtakimi i jurisë, ndrrojnë çdo vit. Për çdo vit, vendtakimi i Jurisë Evropiane përzgjedhet nga shtete të ndryshme mikpritëse. Pas Francës me 2002, Juria me sukses është mbledhur në Itali njëkohësisht me festivalin Cormaveur, pastaj në Spanjë (Alcala de Henares), në Gjermani përgjatë festivalit INTERFILM- Berlin, në Finlandë gjatë 2006 në Helsinki. Më 2007, Juria Evropiane ka shpallur tre fituesit përgjatë festivalit të 13 të filmit ndërkombëtar ‘On Wheels’ në Kars të Turqisë.
Kësaj rradhe, pra në Nëntorë 2008, antarët e jurisë do të mblidhen në Zagreb (Kroaci), ku njëherit do mbahet edhe festivali i filmit ‘One Take“
Që nga 2002 deri në 2006, midis çmimeve-fituese, janë bërë edhe këta filma të shkurt :
Këtë vit, përgjatë veres, tre skenaristët e edicionit të 2007 nën temën ‘Rreth’, Jarkko Virtanen (Finlandë, Tre netë deri tek fillimi), Léo Medard (Belgjikë, Vajza e vogël), dhe Just Philippot (Francë, Në mesnatë cdo gjë ndalon këtu) do të xhirojnë filmat e tyre.
Kredibiliteti:
Në mes të filmave të shpërblyer që nga vitit 2002 nga NISI MASA, shumica prej tyre kanë marr vlerësime e famë nga festivale të filmit me renome në Evropë..
Që nga kariera e gjatë e filmit ”Në një tren’ si filmi më I mirë I huaj atribuar Lassi Markus-it, Mbret, për filmin ‘Tomi” në Festivalin e Parisit Tout Court Festival 2007, ne lirëshëm mund të themi se Gara për skenar e rrjetit NISI MASA, përfundimisht është një fushë pranvereje për lulëzimin e regjisorë e skenaristë të rinj.
Më 2007 na u është ofruar, “Carte blanche” si pjesë speciale e organizuar në Javën e Kritikës Ndërkombëtare të filmit në Canne, me çrast kemi shfaqur disa prej filmave të prodhuar nga ne.
NISI MASA promovon filmat, jo vetëm përgjatë festivaleve por edhe në televizione, DVD dhe Internet. Filmi i Barnabas Toth’s ishte transmetuar në Channel 4 (UK), Be TV (Belgium), CinéCinéma, TPS (France) dhe disa të tjerë. Një DVD me tre filmat më të mirë është, shpërndarë gjithashtu nën titullin “Të tjerët” (edicioni 2004), me qëllim që të shfaqeshin anembanë Evropës. Një sukses i para pak kohëve, ishte Hannaleena Hauru me Nëse Bije. I nxjerr në Maj 2007, veq ka qenë i përzgjedhur dhe i shpërblyer nga disa festivale filmi në Finlandë dhe jashtë saj, që nga Brazili deri në Kinë. Që nga 2006, uebfaqja jonë partnere www.daazo.com transmeton filmat nominues.
Folën për ne...
- Shtypi: Bref, Les Cahiers du cinéma, Positif, Kurzfilmmagazin, etc. Në nivel kombëtar (Koha Ditore, Kosova sot, Lajm, Express, Bota sot, revista Albanica, MM magazine, For You, etj
- Uebsajte kinemaje: Aip-filmitalia (IT), Britfilms (UK), Clap (BE), Comohacercine (SP),Filmkultura (HU), Cult (BG), Pixoff (FI), Shortfilm (DE), etc.
- TV & Radio stacione: CNN Turk, France Info, RTL. Në nivel kombëtar: RTK, KTV, RTV21, radio Radio Kosova, Radio Blue sky, Evropa e lirë, etj
- Uebsajte Evropiane: http://cineuropa.org, http://europa.eu.int, www.cafebabel.com,
" 7 arte" në revistën evropiane Nisimazine
Përgjatë muajit shkurt, revista e përmuajshme NISIMAZINE , ka vënë në qendër të vemendjes assocacionin "7 arte" duke dëshmuar mbi punën e deri tanishme si dhe planet që ka ky asocacion. Po ashtu është dhënë hapsirë simbolike për të prezantuar disa prej antarëve të "7 arte". Për më shumë informata apo për të shkarkuar revistën, drejtohuni tek publikimet në www.nisimasa.com/
|
Së shpejti hapet “Këndi kreativ”![]() dizajni: Blendar Cana Mitrovicë, 4 Korrik
Këndi 7arte që për shtatë muaj me rradhë gjatë vitit të kaluar pat funksionuar përballë gjimnazit “Frang Bardhi” tashmë po ri-merr formë të re në një lokacion të ri.
Me mbështetjen e Kuvendit Komunal, si rezultat i punës së mëparshme, organizatës “7arte” iu është ndarë një hapësirë më e përshtatshme në ndërtesën e përdorur më parë nga OSCE. Për të vazhduar iniciativën e dikurshme, 7arte ka gjetur mbështetje nga PEN- UNICEF, më saktësisht nga LAB inovation për aktivizimin e Këndit Kreativ derisa objekti është në rikonstruim e sipër. Sipas menaxheres së projektit Nora Prekazi, Këndi Kreativ “7arte” do shërbejë si vendtakim për rrjetëzimin dhe aktivizimin e mëtejeshëm të grupeve rinore që kanë interesa të përbashkëta në fushën e kulturës, arteve dhe qytetarisë aktive. Këndi Kreativ do të ofrojë libra, revista, hapësirë diskutimi, kafe, pije freskuese, aktivitete kulturore si: ekspozita, lojë teatrale, muzikë akustike, netë poetike, shfaqje filmi në terasë, foto-ekspozita, qasje në internet, etj Të interesuarit entuziastë në zhvillimin e jetës kulturore dhe qytetarisë aktive në Mitrovicë luten të na kontaktojnë dhe të sjellin idetë e tyre në formë të shkruar apo elektronike që të jenë pjesë aktive e këtij programi. *** Mitrovica nikoqire e Panairit Etnokulturor![]() foto: Gagg Rudi Prishtinë, 16 qershor – Sheshi “Shemsi Ahmeti” i qytetit të Mitrovicës, për gjashtë ditë radhazi, do të jetë nikoqir i Panairit Etnokulturor. Aktiviteti i cili organizohet për herë të parë do të bashkojë biznese e organizata të cilat synojnë të promovojnë vlerat e trashëgimisë shpirtërore e materiale. Panairi Etnokulturor është iniciuar nga organizata kulturore “7 Arte” dhe organizohet në kuadër të “Ditët e Kulturës” në Mitrovicë.
Nora Prekazi, koordinatore e këtij aktiviteti, ka thënë se një panair i këtij lloji organizohet për herë të parë në Mitrovicë. “Qëllimi i panairit është të promovohen vlerat e artizanateve të ndryshme që kultivohen në regjionin e Mitrovicës”, ka thënë Prekazi. Teksa ka thënë se panairi parashihet të ketë karakter tradicional, Prekazi ka zbërthyer synimin e organizatorëve. “Përmes tij synojmë të nxisim zhvillimin kulturor dhe stimulimin e bizneseve të vjetra e të reja të cilat nuk kanë pasur rastin e mjaftueshëm për t’u promovuar”, ka thënë ajo. “Panairi po ashtu ka për qëllim të promovojë krijimtarinë e bizneseve të vogla e organizatave që merren me punë dore, e zeje tjera tradicionale”, ka shtuar Prekazi. Ajo ka folur edhe për pjesëmarrësit e panairit, i cili do të hapet më 20 të këtij muaji. “Në kuadër të panairit parashihet të marrin pjesë rreth 15 biznese dhe organizata të cilat promovojnë punime të ndryshme nga artizanatet dhe zejet tradicionalisht të njohura në trevat tona”, ka thënë ajo. Lulzim Hoti, udhëheqës i organizatës kulturore “7 Arte”, ka thënë se panairi do t’u dedikohet edhe mërgimtarëve. “Qytetarët mitrovicas si dhe mërgimtarët që kalojnë pushimet verore në Kosovë kanë nevojë të ballafaqohen edhe me vlerat shpirtërore të popullit të cilat janë kultivuar dhe vazhdojnë të kultivohen pa pasur rast të ekspozohen në masë, kështu që ky panair do t’i vërë në pah vlerat shpirtërore dhe do të gërshetohet me vlerat materiale për çka kanë nevojë edhe vetë kultivuesit e këtyre mjeshtërive”, ka thënë Hoti. Panairi Etnokulturor ka rrjedhur si ide nga organizata kulturore “7 Arte” dhe ka gjetur mbështetje nga Drejtoria për Kulturë e Komunës së Mitrovicës. marr nga koha.net ***
"Seminar ndërkombëtar për media të reja"Prishtinë
foto: Hannaleena Hauru
|
| Për aktivitetet kulturore në nivel vendor dhe ndërkombëtarë luteni të vizitoni faqen e 7arte në facebook. Për informata tjera rreth rrjetit NISI MASA, mund të vizitoni faqen e NISI MASA në gjuhën shqipe në Wikipedia |


|
Kontakt adresa :
![]() Asociacioni “ 7arte”
Rr. Sheshi "Mehe Uka" kati: VI
Biblioteka e qytetit 40000 - Mitrovicë
KOSOVË |