Menu

7Arte prezantohet në Japoni

Qeveria e Japonisë, përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA),  ka organizuar një trajnim me temën “Participatory Local Social Development (PLSD) në Japoni,  i cili iu është dedikuar personave që janë të përfshirë në zhvillimin e projekteve lokale shoqërore nga disa shtete të caktuara, përfshirë Kosovën.

Qendra përkatëse e Trajnimit të JICA-s në Nagoya, ka përzgjedhur drejtorin e Bordit të organizatës 7Arte, z. Blendar Cana si pjesëmarrës të këtij trajnimi mjaft të dobishëm. Si rezultat i kësaj, z.Cana është duke zhvilluar idenë fillestare të transformimit të hapësirave të braktisura industriale përmes artit, si dhe duke përfituar nga vizita të ndryshme studimore në Japoni. Në fund të këtij trajnimi, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të zbatojnë projekte të Zhvillimit Social Lokal me Pjesëmarrje për të synuar forcimin e bazës shoqërore për vetëdijen dhe zhvillimin e qëndrueshëm si për shoqërinë vendore ashtu edhe për njerëzit lokal.

Trajnimi do të mbahet në Japoni në datat 2 gusht – 13 shtator 2017 dhe ka për qëllim t’iu ofrojë pjesmarrësve njohuri mbi kornizën teorike dhe strategjitë praktike për t’i ngritur kapacitetet për menaxhim dhe planifikim të projekteve sipas karakteristikave dhe kushteve të sistemit shoqëror dhe komunitetit lokal

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.

Related post

  TOP