Menu

PREZANTONI PRODUKTET TUAJA NË ‘GREEN & CRAFTS 2017’

Në datat 24 – 27 Korrik, në kuadër të Festivalit Green, në qendër të qytetit në Mitrovicë, do të mbahet “Panairi i Gjelbër dhe artezanaleve” edicioni i dytë.
Panairi “Green & Crafts” i cili shërben si një platformë e rëndësishme në promovimin dhe tregtimin e produkteve të gjelbra dhe artizanaleve, do të prezantohet me standard cilësor, me teknologji të reja dhe strategji inovative duke patur për qëllim mbështetjen dhe promovimin e kreativitetit, ngritjen e vetëdijësimit rreth konsumimit të produkteve vendore.
Panairi do të ofrojë hapësirë për 20 NVM (ndërmarje të vogla dhe të mesme), OJQ të ambientit dhe sipërmarrës të rinjë të industrisë kreative, që të promovojnë dhe shesin produktet e tyre.
Vendi i eventit: sheshi “Isa Boletini” Mitrovicë
Numri i pjesmarrësve: 20
Data dhe ora: 24 – 27 Korrik, 2017 / 10:00 – 23:00 h

Kriteret e përzgjedhjes:
– Të jetë biznes / grup jo-formal që ushtron veprimtari biznesore
– Të jetë OJQ me veprimtari në ambient ose kulturë
– Biznesi apo veprimtaria biznesore të jetë në sektorin e biznesit të gjelbër ose të artizanaleve (industria kreative)
– Të jetë nga Mitrovica
Inkurajohen të aplikojnë bizneset apo grupet jo-formale që ushtrojnë veprimtari biznesore që udhëhiqen nga gratë ose të rinjtë. (NVM të gjelbra dhe artizanale – sipërmarrës të Industrisë Kreative)
Ju lutemi të plotësoni formën e aplikimit për pjesëmarrje në linkun e mëposhtëm deri me 20 Korrik, 2017: https://goo.gl/forms/GD7ID81GGe3zoMHy2

Për çdo sqarim shtesë apo informatë na kontaktoni përmes e-mailit: blerinda.veliu@gmail.com

Ky projekt/program është financuar nga projekti Youth Employment and Skills (YES) – nga Zyra e GIZ në Kosovë (Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit) dhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL).

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.

Related post

  TOP