Menu

Retrospektiva dhe e ardhmja e zhvillimit kulturor në Mitrovicë

OJQ 7 Arte, organizoi debatin me temë ‘Retrospektiva dhe e ardhmja e zhvillimit kulturor në Mitrovicë’, debat ky i cili u organizua në kudër të projektit “Fuqizimi i komunitetit mitrovicas drejt hartimit të Planit Zhvillimor Komunal” qëllimi i debatit ishte të nxisë diskutim të hapur në lidhje me rëndesin e kulturës si shtyllë e veçant në zhvillimin e qëndrushem të qytetit të Mitrovicës.

Pjesë e panelit që morrën pjesë ishin ish-drejtorët dhe drejtor të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Adem Zhitopotoku, Artan Osmani, Kujtim Isa dhe Arijan Tahiri (drejtor aktual). Panelistë të tjerë të ftuar ishin edhe ish-drejtorët Xhemajl Syla, Ardian Kavaja, Tafil Peci dhe Fidan Ademi, por për shkak të obligimeve të tyre personale, nuk u paraqitën!

Panelistët prezent, diskutuan për gjendjen e kulturës gjatë udhëheqjes së tyre në drejtorinë në fjalë, ku treguan për të arriturat dhe problemet e tyre gjatë kohës që ushtronin detyrën e drejtorit.

Rekomanduimet që dolen nga diskutimet e debatit ishin:
• Funksionalizimi dhe mirëmbajtja e institucioneve kulturore,egzistuese!
• Kultura, të ketë trajntim të veçant në Planin Zhvillimor Komunal dhe drejtoritë tjera të kenë rol në zhvillimin e saj, qoftë përmes krijimi të këshillit për kulturë apo krijimit të kodit buxhetor të veçant për kulturë!
• Të gjenden mundësi për ngritjen e fondeve për Drejtorinë për Kulturë, Rini e Sport.
• Të synohen fondet nga grantet ndërkombëtare, me qëllim të promovimit dhe zhvillimit kulturor në Mitrovicë e më gjerë.

Ky projekt është financuar dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe i zbatuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile.

Share this Post!

About the Author : luli


0 Comment

Leave a Comment

Your email address will not be published.

Related post

  TOP