Menu

Mbyllet suksesshëm Festivali i muzikës Green

Përgjatë dy netëve qyteti i Mitrovicës, jehoi nga muzika e dhjetë bendeve që performuan në kuadër të festivalit të muzikës Green.

Për të dytin vit me rradhë, organizata kulturore “7arte” organizoi festivalin “Green” duke rikthyer bindshëm identitetin e qytetit të Mitrovicës, si qytet i rokut, muzikës. Më shumë se 500 të rinjë e familjarë përgjatë dy netëve kanë ndjekur performimin e bendeve muzikore kosovare, duke shijuar shtratin e lumit Ibër si kurr më parë.

Në “Green 2” përveç promovimit të katër bendeve të reja muzikore si: “BiCalko” “Eho”, “Green Hypnoses” dhe “The crackers, performuan edhe bandet tjera tashmë të njohura si: Gipsy Groove, Offchestra, The freelancers, Zig zag Orkestra, ndërsa festivalin e përmbylli bendi “Jericho” të cilët me një performancë të fuqishme, majtën peshë emocionet e audiencës deri në mesnatë.

“Green 2” u mbështetë nga DKRS- KK Mitrovicë si dhe nga “International Business College Mitrovica.

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP