Menu

Green Fest 8 – me imagjinatë pafund

7 Arte mbylli me sukses festivalin tradicional Green Fest ediconi i 8-të. Tema e sivjetme “Imagjinatë pafund” kishte për synim të nxisë debat dhe ide mbi mënyrat e të jetuarit në harmoni me natyrën, duke konsumuar e prodhuar me përgjegjësi.

Green Fest këtë edicion u mbajt pranë Liqenit Artificial në Mitrovicë përgjatë datës 17 – 18 Gusht, nga ora 20:30 – 12:00. Gjatë natës së parë të festivalit të muzikës më 17 gusht përfomuan artistë si: Duo Denis & Edis, Grupi NA, Jericho, e Toton, ndërsa më 18 gusht performuan: E blertë, Orges Toçe teat Ajs Trio, Genc Salihu & Visa Kuqi, mysafir special Arbër Salihu, dhe Lilac.

Në kuadër të festivalit u organizua edhe aktiviteti “Green Open Air Cinema” i cili këtë vit shënon edicionin e 10’të. Kinemaja e hapur qe aktive gjatë tre netve, të datave: 14-16 gusht, përgjatë kësaj kohe u shfaqen filma të zhanreve të ndryshme, ku ndër të tjera do shfaqen premierë edhe filmi artistik “Martesa” nën regji të Blerta Zeqirit, ndërsa i pranishëm ishte edhe producenti i filmit Kreshnik Berisha, i cili bashkbisedoi me të pranishmit rreth filmit në fjalë.

Green Fest  pasoi edhe me një ekspozitë artistike “Infinit Imagination” e cila është organizuar në bashkëpunim të ngusht me Kosovo Art Exchange Galery – KAE ku ndër të tjerë artistë u vu në pah puna krijuese e Rilind Sadikut i cili prezantoi vepra artistike të krijuara e të ri-krijuara me materiale të gjetura e të riciklueshme.

Edicioni i 8’të i Green Fest do të përmbyllet me aktivitetin Green Talks, gjatë të cilit do të realizohen fjalime të aktivistëve që kanë sjellë ndryshim në qytetin apo komunitetin e tyre duke qenë aktiv dhe të përfshirë në praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm. Krahas kësaj të rinjët do të angazhohen në ndërmarrjen e aksioneve ambientaliste në dobi të komunitetit.

Green Fest 2018 është mbështetur nga: programi “Culture for Change” financuar nga BE, menaxhuar nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe zbatuar nga Qendra Multimedia, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport,  Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, CBM, ACI, Kosovo Voulenteers, Taxi Albani.   

Share this Post!

About the Author : 7 Arte


Related post

  TOP